Koalicioni PDK-AKR drejt ndarjes

Koalicioni PDK-AKR drejt ndarjes
Koalicioni PDK- AKR duket se është drejt ndarjes, pasi që kontaktet për koalicionin e ri PDK- AAK kanë filluar dhe mund të rezultojnë me firmosjen e qeverisë së re midis datave 10 deri më 15 shtator, shkruan Kosova Sot.

PDK, është në përgatitje për ndryshimin e Qeverisë dhe, kjo mund të ndodhë nga 10 – 15 shtatori. PDK-ja kryeministrit Hashim Thaçi po përgatitet të lidhë koalicion me AAK-në e ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Koalicioni PDK- AKR është drejt prishjes. PDK-ja i ka filluar kontaktet me AAK-në për krijimin e një koalicioni të ri, që do të ndodh nga 10 deri më 15 shtator. Oferta e PDK-së për AAK-në është që postin e zëvendëskryeministrit t’ia ofrojë Ramush Haradinajt. Po ashtu, AAK-së, përveç ministrive tjera, do t’i ofrohet edhe Ministria e FSK-së”, ka thënë burimi i gazetës”Kosova Sot” brenda Qeverisë së Kosovës.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital