Turqia ka vendosur të lejojë luftëtarët kurdë të Irakut të kalojnë kufirin sirian për të luftuar militantët e Shtetit Islamik. Këtë sapo e bëri të ditur ministri i jashtëm Mvlut Çavusoglu, i cili shtoi se bisedimet mbi këtë temë janë në vijim e sipër, duke mos dhënë më shumë detaje.
Deri më tani, Turqia ka refuzuar të lejojë luftëtarët kurdë të kalojnë kufirin në Siri, pasi dyshojnë se janë të lidhru me PKK, një organizatë që ka luftuar për dekada të tëra për autonomi në Turqi dhe është parë nga Ankaraja si organizatë terroriste.
Vetëm pak orë përpara shpalljes së Çavusoglusë, SHBA ka furnizuar me armë, municione dhe medikamente mjekësore kurdët të cilët po përpiqen të mbrojnë qytetin e Kobanit, i cili është i rrethuar nga të trija anët nga ekstremistët e ISIS. Një ditë më parë, presidenti turk Recep Tajip Erdogan tha se nuk do të lejojë që luftëtarët kurdë të marrin ndihma nga SHBA dhe NATO. Turqia u ka rezistuar thirrjeve për të ndihmuar kurdët në Kobane, duke i cilësuar ato si terroristë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO