Koçi për Report Tv: Ka parti profesioniste në shit-blerjen e votave! ‘Të fortët’ në Fier potencial i rrezikshëm për fushatën! Qytetarët të denoncojnë

‘Shitblerja e votës është një fenomen fatkeqësisht që ndodh dhe ka subjekte politike që janë profesioniste në këtë punë’. Kështu ka deklaruar, zv.ministri i mbrojtjes Petro Koçi në një intervistë për Report Tv, ndërkohë që nuk ka përmendur emrin e ndonjë subjekti politik, por tha se i druhet kësaj pasi mund të devijojë vota, që mund të ishte natyrshëm në favor të PS-së.

Koçi theksoi se nuk do të ngrenë duart para këtij fenomeni, dhe i ftoi qytetarët që të denoncojnë madje këtë fenomen edhe me prova. Sipas Koçit, po bleve votat do të shesësh mandatin dhe kjo e fundit kthehet në një marrëdhënie tregtare.

I vendosur i dyti në Fier në listën e kandidatëve për deputetë, Petro Koçi, duke ju referuar edhe deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila u bëri thirrje qytetarvë që mos ta shesin votën e tyrë, pranoi se ka të fortë që ndikojnë në politikë. Madje sipas Koçit, edhe në Fier ka elementë të tillë që janë një potencial i rrezikshëm për fushatën elektorale e më pas për financat publike.

‘Nuk mund të mjaftohet interpretimi i politikës amerikane vetëm duke ju drejtuar institucioneve, por duhet ti drejtohet edhe ndërgjegjes së shoqërisë. Siç dihet shitblerja e votës është një fenomen që ndodh. Ne kemi parti saqë janë profesionistë të shitblerjes së votës. Nuk dua ta përmend se cila është sot. Politika e SHBA ka theksin e veçantë pasi i drejtohet edhe qytetarëve ku thotë mos ja dorëzoni pushtetin tuaj kriminelëve. Politika jonë dominohet nga të fortë

Kemi diskutuar edhe më parë të fortët kanë krijuar pushte financiar dhe ekonomik që në fakt përkthehet në pushtet politik, ky lloj pushteti është i konsiderueshëm në shoqëri disa nga këto subjekte dëgjohen në shoqëri fatkeqësisht kjo është e vërtetë dhe ka subjekte politike që e kanë të vështirë që të përplasen me këtë gjëmë dhe kjo kthehet në një kosto qeverisje. Këta lloj individësh duke u respektuar si faktorë marrin guximin që të kërcënojnë dhe të kërkojnë gjëra që lidhen me tendera publikë. Edhe në Fier ka elementë të tillë që janë një potencial i rrezikshëm për fushatën elektorale, janë rrezik pastaj edhe për asetet publike financiare.

Ndërhyrja e tyre është dyfishtë, hyjnë jo vetëm në subjektet publike, por edhe private, tek ato që garojnë. Kjo kërkon që partitë politike të jenë të për gjegjshme për këtë lloj fenomeni, duhet te stakohen. Ata tentojnë që të vijën u intereson pushteti politik, partitë politike duhet të stakohen nga këto lloj lidhjesh dhe agjencitë ligj zbatuese ta shikojnë drejtpërdrejt por edhe në përgjegjësi që këto subjekte krijojnë me administratën publike.

Unë mendoj se, në momente krizash, pandemia ka goxha individë të cilët e kanë të vështirë jetesën, oferta për të shitur votën mund të jenë tepër aktive dhe subjekte politike që janë profesioniste për këtë punë i dinë ato instrumentat se si të futen dhe ku për të bërë blerje vote. Është një fenomen që ne i druhemi në kuptimin moral por edhe një druatje e vërtetë pasi mund të devijojë vota, që mund të ishte natyrshëm në favor të PS-së.

Ne nuk do të ngremë duart para këtij fenomenit, ne do të bëjmë një fushatë të pastër për të pasur një mandat të pastër. Një fushatë me maskaralleqë do të rezultojë me një mandat maskara. Po bleve vota do të shesësh mandatin. Ajo kthehet në një marrëdhënie tregtare. Kërkojmë që qytetarët të jenë të vëmendje dhe të dënojnë. Kjo ndodh në ambiente të ngushta familjare dhe denoncimi nuk ndodh kollaj por ne e nxisim që të denoncojnë dhe të sjellin dhe prova.’- tha Koçi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja