TIRANE- Shlyerja e borxheve të shtetit ndaj biznesit do të bëhet sipas një radhe të caktuar dhe nën mbikëqyrjen e FMN-së në mënyrë që të shmangen abuzimet. Këtë e ka shprehur deputeti i Partisë Socialiste Ervin Koçi, në studion e “A1 Report’, i ftuar në emisionin “Tete a tete”.
Sipas Koçit është ngritur një grup monitorimi nën mbikëqyrjen e FMN-së, për të shmangur abuzimet në shlyerjen e borxheve ndaj biznesit.
“Dhënia e borxheve të pashlyera ndaj biznesit do të bëhet me mbikëqyrjen e FMN. Dhe kujt i është marrë borxhi i parë, do t’i jepet i pari. Pra do ketë një radhë, për të shmangur ndërhyrjet. Për këtë është ngritur një grup monitorimi që të mos ketë abuzime. Duke i dhënë paratë biznesit do t’i jepet më shumë frymëmarrje ekonomisë”, tha Koçi.
Sa i takon klimës ekonomike në vend, Koçi tha se është përmirësuar ndjeshëm marrëdhënia e qeverisë me biznesin.
“6 muaj nuk është një periudhë e gjatë për të bërë shumë politika ekonomike, por mund të them se është përmirësuar ndjeshëm marrëdhënia me biznesin. Është përmirësuar perceptimi. Sidomos sa i takon uljes së taksave që kemi bërë ne për 97 % të shqiptarëve është përmirësuar perceptimi”, u shpreh Koçi.
Sa i takon qëndrimeve të opozitës lidhur me marrëveshjen me FMN, Koçi tha se “kjo marrëveshje nuk parashikon rritje taksash. Taktika e opozitës nuk është e mençur, lidhur me këtë marrëveshje”.
Koçi tha se ndryshimi i taksave bëhet në varësi të mënyrës së zhvillimit të ekonomisë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com