Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme të BE-së, Maja Kocijançiç, ka deklaruar se asnjëra nga palët negociuese në dialogun teknik Kosovë-Serbi, nuk mund t`i ndryshojë njëanshëm marrëveshjet tashmë të arritura në Bruksel.

Reagimi i saj erdhi pas spekulimeve për heqjen e fusnotës nga emërtimi i Kosovës në tubimet rajonale. 

Ndërsa, shefi i deritashëm i ekipit qeveritar për dialog me Prishtinën, Borisllav Stefanoviç, ka theksuar se heqja e fusnotës nga emërtimi i Kosovës nëpër tubimet rajonale do të thoshte se pushteti i ri serb po e realizon në vepër atë që ia ka premtuar Perëndimit.