Marrëveshja për prezantimin e Kosovës në nismat rajonale është e qartë, ndërsa për mënyrën e zbatimit të saj vendosin organizatorët e këtyre nismave ka deklaruar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Cathrin Eshton.
“Se si implementohet marrëveshja, për neve kjo është çështje e organizatorëve të takimit”, ka thënë Kocijançiq, duke theksuar se “janë organizatorët ata që vendosin se ku do të vendoset fusnota, a do të vendoset, e si do të prezantohet Kosova”, transmetojnë mediat serbe.
Po sot, gjatë një vizite bërë Pejës, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, komentoi zëdhënësen Kocijançiq dhe tha se BE-ja nuk po imponon asgjë për Kosovën dhe se të gjitha vendimet i merr në mënyrë të pavarur Qeveria e Kosovës.
Prishtina dhe Beogradi kishin arritur marrëveshje për prezantimin rajonal të Kosovës me fusnotë. KOSOVO* ose KOSOVA* janë dy variantet që do të përdoren sipas marrëveshjes, dhe poshtë saj shkruan Rezoluta 1244 e OKB-së dhe opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me ligjshmërinë e aktit të shpalljes së pavarësisë.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com