Koçiu takohet me kreun e Agjencisë së Energjisë Atomike në Vjenë: Do sjellim në Shqipëri pajisjen e imazherisë hibride PET-CT, diagnostikon hershëm kancerin
Ministrja Albana Koçiu dhe kreu i IAEA, Rafael Mariano Grossi
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka zhvilluar një takim në Vjenë me drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Mariano (Grossi) dhe zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm, njëherësh Kryetar i Departamentit të Bashkëpunimit Teknik, Hua Liu.
Gjatë takimit, ministrja Koçiu dhe Mariano diskutuam mbi rëndësinë e aplikimeve të teknologjisë bërthamore në shëndetësi dhe për mbështetjen që IAEA ka ofruar për forcimin e kapaciteteve tona mjekësore dhe shkencore.
"Falë këtij bashkëpunimi, kemi arritur përmirësime të ndjeshme në infrastrukturën e imazherisë diagnostike, mjekësinë bërthamore dhe radioterapinë, mbrojtjen nga rrezatimi si dhe zhvillimin profesional të personelit tonë shëndetësor. Një nga projektet konkrete në zbatim është instalimi i një akseleratori të ri linear në QSUT, duke shtuar teknikat e avancuara për trajtimin e kancerit dhe duke përmirësuar më tej cilësinë e shërbimeve të radioterapisë në Shqipëri", deklaroi ministrja e Shëndetësisë.
Gjithashtu, në kuadër të bashkëpunimit me IAEA, Koçiu bën me dije se "po punojmë për të sjellë për herë të parë pajisjen e imazherisë hibride PET-CT, një hap madhor në diagnostikimin në fazë të hershme të sëmundjeve onkologjike".
"Kjo pajisje do të mundësojë një identifikim më të hershëm dhe të saktë të kancerit, duke rritur ndjeshëm seancat për trajtim efektiv dhe jetëgjatësi", tha ministrja ndër të tjera.
Koçiu e mbajti këtë takim në kuadër të Ministerialit “Shkenca, teknologjia, aplikacionet bërthamore dhe Programi i Bashkëpunimit Teknik”, organizuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).
A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.9%
-
Pak
11.8%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 806
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bëhen 11, edhe 6 spitale marrin kartën e Autonomisë Menaxheriale! Rama ia dorëzon atij të Fierit, batuta: 'Krushqia' me Turqinë tregoi që është e madhe
17 Mars, 16:23
-
Rama dhe Koçiu inspektim në Qendrën Spitalore të Kavajës: Ofron shërbime për rreth 100 mijë banorë të zonave përreth
11 Mars, 18:47
-
Koçiu pret homologun italian, Schillaci: Marrëveshje bashkëpunimi për shërbimin neonatal në katër spitale në vend
10 Mars, 21:54
-
Sukses në Spitalin 'Shefqet Ndroqi': Dy operacione të avancuara në zemër me teknika minimal invazive
25 Shkurt, 18:10
-
Shehu u shkarkua pasi dhunoi shefin e Financës, ja kush është drejtori i ri i spitalit të Dibrës (EMRI + FOTO)
22 Shkurt, 09:56
-
Inaugurimi i Pediatrisë së Përgjithshme, Rama: Pagat e mjekëve do vijojnë të rriten! Buxhet rekord për shëndetësinë deri 1 mld euro
21 Shkurt, 14:27
-
Zgjedhjet/ Rama mbledh të deleguarit për qarkun e Tiranës, ja porositë
3 Shkurt, 22:58
-
Ministrja Koçiu apel për dhurimin e gjakut: Njësitë lëvizëse gjatë shkurtit në çdo qytet të vendit
31 Janar, 15:38
-
Rama dhe Koçiu inspektojnë punimet në Maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë': Qendër lider me pajisje të teknologjisë së lartë
30 Janar, 11:26
-
Mjekët apel qytetarëve: Vaksinohuni kundër gripit, mbrojmë veten dhe të afërmit tanë
27 Janar, 10:36
-
Koçiu:11,314 vizita falas gjatë vitit 2024 në Klinikën Stomatologjike Universitare
25 Janar, 15:53
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37