Poezia e Arben Dukës e shkruar posaçërisht për Shqiptarja.com
Ju këtu s'jini të huaj,
dhe pse vendi u bë rozë,
po dhe ju në lehjen tuaj,
domozdo kini tifozë!
Ne s'jemi aspak pronarët,
të vatanit-Shqipëri,
s'jemi një rracë me zagarët,
që kanë bëré badérdi!
Janë mérzitur kockaxhinjtë,
se tani u doli boja,
po kot mërziten të zinjtë,
s'u'a merr kush kockat nga goja!
S'u'a merr kush kockat nga goja,
s'e bën kush këtë skandal,
thjeshtë ne duam që ky vend,
të bëhet një vend normal!
Ne duam që Shqipëria,
të vijë në normalitet,
të ketë pak po për të gjithë,
dhe më shumë dinjitet!
Këtë kohë të kockaxhinjve,
duhet prapa krejt ta lëmë,
pas vjedhjes së faqezinjve,
vjedhje tjetër s'mund të zëmë!
Dhe kusari me kusarin,
më këtu mos bëjnë gjëmën:
" Le të marrim ku të marrim,
dhe të tjerëv ç'u qi mëmën!"
Pasuritë e këtij vëndi,
u kapën nga shumë pak duar,
po të ishte puna ndryshe,
më ndryshe do ish votuar!
Zgjedhjet kushdo mund t'i humbi,
kanë humbur dhe kot së koti ,
por këtu votim i fundit,
qe si një ndëshkim nga Zoti!.
Qe si një ndëshkim nga Zoti,
një kamzhik për babëzinë,
qe një histori e gdhëndur,
për të gjithë që do të vinë!
Gjithë karriket e pushtetit,
kutullaç me gjarpërinj,
gjithmonë rrotull ziavetit,
do të ketë dhe kockaxhinj!
Një mësim nga historia,
duhet mirë ta mësojë "roza",
po e kapi babëzia,
do pëlcasë si kakëzoza!
Sepse populli shikon,
kë punon kundër të gjithëve,
dhe aherë kur s'e mendon,
thjeshtë të merr me shqelma bythëve!
Them për qeverinë e re,
kjo e gjitha do të vlejë,
mos vijë për të na sunduar,
por të vijë të na shërbejë!
Mos vijë për të na sunduar,
por të vijë të na shërbejë,
nuk besoj të ndodhé e para,
se Berishën shpejt do gjejë!
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Ju këtu s'jini të huaj,
dhe pse vendi u bë rozë,
po dhe ju në lehjen tuaj,
domozdo kini tifozë!
Ne s'jemi aspak pronarët,
të vatanit-Shqipëri,
s'jemi një rracë me zagarët,
që kanë bëré badérdi!
Janë mérzitur kockaxhinjtë,
se tani u doli boja,
po kot mërziten të zinjtë,
s'u'a merr kush kockat nga goja!
S'u'a merr kush kockat nga goja,
s'e bën kush këtë skandal,
thjeshtë ne duam që ky vend,
të bëhet një vend normal!
Ne duam që Shqipëria,
të vijë në normalitet,
të ketë pak po për të gjithë,
dhe më shumë dinjitet!
Këtë kohë të kockaxhinjve,
duhet prapa krejt ta lëmë,
pas vjedhjes së faqezinjve,
vjedhje tjetër s'mund të zëmë!
Dhe kusari me kusarin,
më këtu mos bëjnë gjëmën:
" Le të marrim ku të marrim,
dhe të tjerëv ç'u qi mëmën!"
Pasuritë e këtij vëndi,
u kapën nga shumë pak duar,
po të ishte puna ndryshe,
më ndryshe do ish votuar!
Zgjedhjet kushdo mund t'i humbi,
kanë humbur dhe kot së koti ,
por këtu votim i fundit,
qe si një ndëshkim nga Zoti!.
Qe si një ndëshkim nga Zoti,
një kamzhik për babëzinë,
qe një histori e gdhëndur,
për të gjithë që do të vinë!
Gjithë karriket e pushtetit,
kutullaç me gjarpërinj,
gjithmonë rrotull ziavetit,
do të ketë dhe kockaxhinj!
Një mësim nga historia,
duhet mirë ta mësojë "roza",
po e kapi babëzia,
do pëlcasë si kakëzoza!
Sepse populli shikon,
kë punon kundër të gjithëve,
dhe aherë kur s'e mendon,
thjeshtë të merr me shqelma bythëve!
Them për qeverinë e re,
kjo e gjitha do të vlejë,
mos vijë për të na sunduar,
por të vijë të na shërbejë!
Mos vijë për të na sunduar,
por të vijë të na shërbejë,
nuk besoj të ndodhé e para,
se Berishën shpejt do gjejë!
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)






