Koço Kokëdhima shkel statutin e
PS, vetë në krye të listës në Vlorë

Koço Kokëdhima shkel statutin e<br />PS, vetë në krye të listës në Vlorë
Koordinatori i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës, Koço Kokëdhima ka regjistruar një shkelje tjetër të Statutit dhe Asamblesë së Partisë Socialiste. Teksa në qarkun e Vlorës janë zhvilluar zgjedhjet për delegatët e Kongresit të 19 marsit, “super deputeti” u ka bërë një surprizë të gjithë anëtarëve të partisë në Vlorë. Ai ka vendosur emrin e tij në krye të listës së kandidatëve për delegat, në kundërshtim me rregullat e Partisë Socialiste.

...
Anëtarët e partisë janë përballur me një listë kandidatësh e cila kryesohej nga Koço Kokëdhima, koordinator i këtij qarku. Kjo është hera e parë ku një deputet i cili është automatikisht delegat i Kongresit, bëhet pjesë e fletës së votimit duke konsumuar kështu vendin e një kandidati tjetër pë t'u zgjedhur delegat. Pra në Vlorë ka rrjedhimisht një delegat më pak.
 
Lista e emërore në fletëvotimin e siguruar nga Shqiptarja.com, e ndarë në dy pjesë, femra dhe meshkuj për të respektuar barazinë gjinore të përfaqësimit, është e renditur sipas alfabetit, por kjo nuk e ka penguar Kokëdhimën që ta vendosë emrin e vet të parin.

Lista e meshkujve kryesohet nga Koço Kokëdhima, e më pas nga Edmond Leka, kreu aktual i PS-së në Vlorë, i njohur si një nga njerëzit më të ngushtë të tij. Në vijim lista vijon normalisht sipas alfabetit.

koco kokdhima me logo
 ( Fletë votimi për delegatët)

Është e paqartë se pse Kokëdhima ka bërë një lëvizje të tillë, kur ai si deputet është automatikisht delegat i Kongresit. Nuk besohet që koordinatori i jugut të mos ketë një dijeni të tillë për një rregull të sanksionuar në vendimet e Asamblesë së PS-së, çka lë të kuptohet, se veprimi i Kokëdhimës është me shumë mundësi një testim që ai po i bën vetvetes në bazën e partisë.
 
Një mundësi e dytë se pse ai po garanton vetveten si delegat përmes votimit të drejtpërdrejtë, mund të ketë të bëjë me një frikë të mundshme për ndërprerjen e mandatit të tij nga Gjykata Kushtetuese. 

Sipas vendimeve të Asamblesë së mbledhur në 18 korrik 2015, anëtarët e qeverisë, deputetët, kryebashkiakët dhe kryetarët e partisë hyjnë automatikisht në grupin e delegatëve, pa qenë nevoja të kalojnë në proces zgjedhor. Në këto kushte, kur në bashkinë Vlorë ku Kokëdhima është anëtar do të zgjidhen 29 delegatë, dhe njëri prej tyre do të jetë vetë deputeti. Në këtë mënyrë Kokëdhima ka zaptuar një mandat delegati të cilin praktikisht e ka, duke shmangur një tjetër anëtar partie, i cili, po të mos ishte Koço, do të ishte zgjedhur.  Jo vetëm përfshirja e tij, por ehe forma e futjes në listë është po ashtu imponuese dhe e pandershme.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'