Në vitin 1948-1954, Koço Tashko nji prej eksponëntëve kryesorë të Partisë Komuniste Shqiptarë, që vinte nga grupi komunist i  Korçës, shkruan një varg kujtimesh mbi lëvizjen komuniste në Shqipëri, krijimin e grupeve të para komuniste, historikun dhe aktivitetin e seicilit prej tyre, kujtime nga njohjet personale me shumë figura të rëndësishme në historinë e kësaj partie, personazhe që Koço Tashko i njihte nga afër. 

Këto kujtime që ruhen në AQSH, janë shkruar, me shumë gjasa pas një kërkese që u ishte drejtuar shumë prej anëtarëve të Partisë Komuniste, ndërkohë që po bëheshin përgatitjet për të shkruar historinë e kësaj partie.
Nga këto kujtime, ne kemi veçuar sot për lexuesit tanë ngjarjet që lidhen me 7 prillin 1939, ku Koço Tashko ofron rrëfimet dhe përjetimet personale të këtyre ditëve.   
 
 
Pjesë nga Kujtimet e Koço Tashkos