Koço Tashko: Si më ndiqnin në
ilegalitet pas vrasjes së Qemalit

Koço Tashko: Si më ndiqnin në<br />ilegalitet pas vrasjes së Qemalit
TIRANE- Që nga dita e parë që unë dhe Pavlina futëm kokën në këtë shtëpi kolibe, ajo u bë qendër e lëvizjes komuniste, qendër për formimin e Partisë, qendër për zhvillimin e luftës së Partisë për çlirim. Shkurt pra, ne parashikonim që ndonjë ditë mund të rrethoheshim. Për një rast të tillë kishim studiuar ikjen tonë nga prapa. Ngjitur me shtëpinë nga ana e Medresesë ish një truall i hapur me dy hyrje (porta). Njëra hyrje ish nga qorrsokaku ku kishim edhe neve hyrjen, tjetra hyrje ishte nga rruga e Kusit.

Që të kaloje nga qorrsokaku në rrugën e Kusit përmes këtyre dy portave ishte një rrugë shumë e shkurtër, aq e shkurtër sa vetë trualli që i ndante, por që të shkoje nga porta e anës së qorrsokakut deri te porta që ish në rrugën e Kusit, duke ndjekur rrugët publike, distanca ish shumë e largët e me shumë kthesa. I zoti i truallit hynte zakonisht nga porta që ishte në anën e qorrsokakut dhe këtë portë e mbante të kyçur me çelës (një zinxhir shkuar përmes dy vëthëve dhe me fundrat të bashkuara nga një dry të madh e të fortë), kurse portën nga ana e rrugës Kusit e mbante të mbyllur me dy lloza hekuri pa e kyçur.

Për të hapur këtë derë nga brenda, mjaftonte të ngriheshe me dorë njëri lloz. Kjo gjendje n’a leverdiste shumë, se karabinierët mund të vinin vetëm nga ana e portës së vetme që kish shtëpia jonë. Kjo portë ish nga qorrsokaku, e pra neve do n’a duhej të iknim nga ana rrugës Kusit, pikërisht nga ajo portë e truallit të komshiut që mbahej e mbyllur vetëm me lloz. Trualli ish bosh dhe askush nuk banonte atje. Vetëm në një qoshe i zoti i truallit kish grumbulluar ca tulla e ca tjegulla dhe këto i kish mbuluar në një strehë provizore.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Jennifer Aniston i del në mbrojtje Kamala Harris, kritikon kandidatin për zëvendës President: Lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijë

Jennifer Aniston i del në mbrojtje Kamala Harris, kritikon kandidatin për zëvendës President: Lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijë