Kodheli: Automatikë M4 e jo më
kallashnikov, imazh guerrilasi
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli deklaroi dje në Kuvend se rishikimi i buxhetit do i shërbejë pajisjes me armatime të standardeve evropiane të batalionit të këmbësorisë.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli deklaroi dje në Kuvend se rishikimi i buxhetit do i shërbejë pajisjes me armatime të standardeve evropiane të batalionit të këmbësorisë. “Ministria e Mbrojtjes sapo merr rreth 700 milion lekë, që do t’i shërbejnë nevojave më të domosdoshme për modernizimin e FA.
Kam paraqitur projektin e pajisjes së Batalionit të Dytë të Këmbësorisë (b2k) me pajisje sipas standardeve më elitare të NATO-s. Kjo njësi ushtarake, ishte deklaruar vit pas viti si objektivi primar i Shqipërisë për t’ia ofruar strukturave ushtarake të NATO, si batalion i dislokueshëm në çdo skenar të mundshëm luftimi. Por premtimi nuk ishte mbajtur asnjëherë”, tha Kodheli. I cila tha se “për fat të keq Batalioni i Dytë i Këmbësorisë, ishte shndërruar në një shembull tipik të zvarritjes alla-shqiptarçe të gjërave.
Në Ministrinë e Mbrojtjes gjendeshin fonde, bëheshin praktika e siguroheshin të ardhura për gjithçka, përveç biznesit bazë: bërjes së një ushtrie profesioniste sipas standardeve të NATO-s. Askush nga qeveria e kaluar s’kishte ndonjë dëshirë për të dhënë para për një projekt me të cilin Shqipëria si vend anëtar i NATO duhet të krenohej, ndaj vendosëm të bëjmë të pamundurën që këtë njësi elitare të FA ta plotësonim me pajisje”, tha Ministrja.
Referuar situatës më të fundit dhe ndikimit të krizës ekonomike në shumicën e vendeve anëtare, shoqëruar dhe me reduktim të fondeve për FA, do plotësohet me armatimin modern sipas standardeve Batalioni i Dytë i Këmbësorisë. “Automatikë M4, pistoleta, mitralozë të lehtë, pushkë speciale, mortaja si dhe gjithë municioni i nevojshëm për plotësimin e kompletimin e batalionit. Më në fund do të kemi një njësi që nuk do përdorë kallashnikovin sovjetik, imazhin e çdo guerrilasi në botë. E gjithë kjo praktikë do të mundësohet nëpërmjet Agjencisë NATO të Prokurimeve NSPA dhe kjo është hera e parë që ndodh”, tha Kodheli.
Shkrimi u publikua sot(26.09.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
24.4%
-
Jo
75.1%
-
Nuk e di
0.6%
Vota total: 50537
Lajme të tjera
-
Hapet kopshti më i ri në Tiranë, Veliaj: Bëjmë më të mirën për fëmijët! Ata që bllokojnë punët e mira në qytet, bllokojnë të ardhmen
31 Mars, 14:01
-
Aksident i rëndë për futbollistin belg, makina 'fluturon' në qendrën stërvitore (VIDEO)
31 Mars, 13:59
-
Ambasadori i BE-së në Kosovë reagon për situatën në veri: E papranueshme, duhet dënuar
31 Mars, 13:54
-
Këlliçi vazhdon të gënjejë (edhe) për Report TV! Edhe ne kemi email për të, po a është provë?
31 Mars, 13:51
-
Përfundon investimi në Spitalin e Traumës, Manastirliu: Një tjetër vepër me standarde bashkëkohore, shërbim dinjitoz për qytetarët
31 Mars, 13:44
-
Peshku teorikisht i shëndetshëm, po praktikisht? Studiuesit: Ja ujërat më të ndotura në Shqipëri dhe cilat janë pasojat për ata që konsumojnë peshk të kontaminuar
31 Mars, 13:31
-
‘U ngjall’ Ervis Martinaj me atentatin në ‘Don Bosko’? Flet kreu i SPAK! Çështja ‘Plumbi i Artë’? Dumani: Po hetojmë për dekonspirimet e operacioneve, po bashkëpunojmë me AMP
31 Mars, 13:29
-
Luizi refuzon ftesën e Jorit: Jam i martum! Provokon modelja: E bën me intrigante
31 Mars, 13:26
-
‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
31 Mars, 13:18
-
Përfundon mbledhja e grupit parlamentar, Agalliu: Do mbështesim vetëm kandidatët që mbajnë logon e PD-së
31 Mars, 13:18
-
Klubi i Romës zbarkon javën e ardhshme në Shqipëri, mundësi e artë për futbollistët nga 7-18 vjeç
31 Mars, 13:18
-
Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Dumani: Ka marrë thjesht pasaportën, po punojmë për ekstradimin e tij
31 Mars, 13:16