Kodheli: Besim të plotë tek PU 
vlerësim për 2 ushtarakët Italianë

Në mjediset e Policisë Ushtarake (PU) u organizua një ceremoni me rastin e përfundimit të stërvitjes me instruktorët italianë me temë: “Certifikimi i Policisë Ushtarake për misionet jashtë vëndit”. Kjo stërvitje u zhvillua përgjatë periudhës 22 prill deri më 23 maj 2015.

Ministrja e Mbrojtjes, gjatë fjalës së saj në këtë ceremoni shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për kontibutin e çmuar të dy ushtarakëve të devotshëm të Karabinierisë Italiane, të cilët si pjesë e Delegacionit Italianë të Ekspertëve (DIE), këshilluan dhe ndihmuan Policinë Ushtarake në procesin e ngritjes e transformimit të saj.

Kam një kënaqësi të veçantë të jem sot këtu, sepse jam midis vajzave dhe djemeve që shërbejnë në Policinë Ushtarake. Kjo e sotmja është një ditë e veçantë pasi sëbashku do të vlerësojmë, dy ushtarakë të lartë të Karabinierisë Italiane, të cilet, më shumë se një dekadë më parë i bashkuan, përpjekjet e tyre me tonat, për të transformuar e modernizuar Policinë Ushtarake” – tha Kodheli.

Në fjalën e tij, komandanti i Policisë Ushtarke, kolonel Xhevdet Zeneli, ndër të tjera, tha se, ajo çfarë Policia Ushtarake është e aftë të bëjë sot ka edhe kontibutin e çmuar të dy ushtarakëve të devotshëm të Karabinierisë Italiane, të cilët si pjesë e Delegacionit Italianë të Ekspertëve (DIE), këshilluan dhe ndihmuan Policinë Ushtarake në procesin e ngritjes e transformimit të saj.
 
Më tej, ministrja Kodheli duke u fokusuar në vlerat e Policisë Ushtarake, theksoi se PU sot ngjall shpresë e besim tek Forcat tona te Armatosura, të cilat po aftësohen dita-ditës dhe po përgatiten më së miri për të përballuar sfidat me të cilat po perballemi në këto kohe të turbullta për rajonin e më gjërë.

Ajo është ndalur edhe në kujdesin që Ministria e Mbrojtjes po i kushton mbështetjes, modernizimit dhe paisjes së PU me burime njerëzore dhe logjistike.

“Por transformimi dhe modernizimi i FA në përgjithësi dhe në veçanti i Policisë Ushtarake nuk do të kishte qenë i mundur pa ndihmën dhe mbështetjen e aleatëve dhe të partnerëve tanë, ku Italia dhe Karabineria Italiane janë kontribuese e drejtëpërdrejtë në në këtë proces”, - ta ajo.

Ministrja Kodheli shprehu mirënjohjen dhe përcolli falënderimet më të ngrohta dhe miqësore për kontributin e tyre, sidomos për ekipin e instruktorëve italianë që drejtuan me kompetencë dhe profesionalizëm stërvitjen që sapo u mbyll.

“Kam besimin e palëkundur se efektivi i PU do të vijojë të mbajë lart emrin dhe punën e tij në çdo kohë dhe situatë me profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushje të misionit të tyre fisnik”, përfundoi fjalën e saj ministrja Kodheli. 

Gjashtë javë më parë, efektivë të rinj të PU filluan kursin e trajnimit me tëmë “Certifikimi i Policisë Ushtarake për misionet jashtë vëndit”. Rrugëtimi sfidues më se 6-javor pati përkushtimin dhe angazhimin maksimal të secilit prej tyre, por njëkohësisht edhe profesionalizmin e ekspertëve të Karabinierisë Italiane, prezenca e të cilëve është edhe prova më e mirë e kontributit të vashdueshëm që partneri ynë përtej Adriatikut ka dhënë për trajnimin dhe modernizimin e Policisë Ushtarake.

Në fund të ceremonisë, ministrja Kodheli i dorëzoi gjeneral brigade Franco Pischeda dhe gjeneral brigade Ferdinando Lombardi ”Medalje Mirënjoheje” me motivacionin: “Për një kontribut të shquar në trajnimin dhe mbështetjen logjistike, si dhe vendosjen e një strukture e sistemi operacional në Policinë Ushtarake  Shqipëtare”. Ndërsa për kolonel Antonino Troja, kryekapter Masimiljano Panico, nënoficer Michele Dicorato, nënoficer Marko Mazza, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmmajor Jeronim Bazo akordoi ”Certifikatë Mirënjohje” me motivacionin: “Për mbështetjen dhe angazhimin në Policinë Ushtarake në stërvitjen e zhvilluar në periudhën 22 prill-23 maj 2015”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Viktor Bërdo, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, komandantë të Forcave të Armatosura, drejtorë drejtorishë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm etj. Të pranishëm ishin gjithashtu gjeneral brigade Ferdinando Lombardi, përfaqësues i Karabinierisë Italiane, si dhe atasheu ushtarak i Republikës Italiane në Shqipëri, kolonel Emanuele Aresu
kodheli
kodheli
kodheli
kodheli
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!