Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka falenderuar Forcat e Armatosura për kontributin e tyre në pastrimin e plazheve. Në një status në rrjetin social Facebook, Kodheli shkruan se me ndërhyrjen e efektivëve të FA-së është rikthyer siguria në turizmin shqiptar.
“Faleminderit nga zemra të gjithë efektivëve të FA-ve që kontribuuan në këtë sezon turistik duke pastruar dhe ruajtur plazhet. Janë me dhjetëra rastet kur djemtë dhe vajzat në uniformë kanë shpëtuar jetë njerëzish duke dhënë ndihmën e shpejtë si dhe duke ofruar ndihmë mjekësore 24 orë, në të gjitha plazhet e Shqipërisë. Kemi rikthyer sigurinë e turizmit shqiptar”, shkruan ministrja Kodheli .

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com