Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, dha sot një leksion për pjesëmarrësit në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM) është Kursi më i lartë në piramidën e arsimit ushtarak në FA të Republikës së Shqipërisë. Ky është Kursi i 7-të i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe marrin pjesë ushtarakë të lartë nga FA të Shqipërisë, Kosovës, Gjermanisë, Italisë, Turqisë, Greqisë, Gjeorgjisë, Maqedonisë, si dhe përfaqësues nga institucione në vartësi të Ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Drejtësisë, nga Presidenca etj.

Më poshtë fjala e plotë e ministres së Mbrojtjes Kodheli në KLSM:  
 
Do të doja ta filloja fjalën time duke falenderuar organizatorët për ftesën e bërëpër të marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për të shkëmbyer pikëpamjet dhe mendimet tona mbi sfidat aktuale dhe të ardhshme të sigurisë në Evropë.
 
Ashtu siç theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Konferencën e Sigurisë në Mynih: “Viti i kaluar ishte një vit i zi për sigurinë tonë”. Edhe ky vit ka filluar me një perspektivë po aq të zymtë. Por historia nuk paracaktohet para se të ndodh.Ne mund të parandalojmë një epokë të kaosit-nëse kemi vullnetinpër ta bërë këtë. Ne mund ta ruajmë rendin ndërkombëtar që na ka shërbyer kaq mirë, nëse mbrojmë të palëkundur ligjet e tij dhe nëse qëndrojmë përkrah njëri-tjetrit. Pra, çdo gjë varet vetëm nga ne.
 
Do të doja të tërhiqja vëmendjen tuaj tek disa çështje aktuale. Si ndikojnë konfliktet aktuale në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme në Ballkanin Perëndimor?Çfarë është duke bërë komuniteti  ndërkombëtar për t’iu përgjigjur çdo sulmi të mundshëm që mund të shkaktohet nga e ashtuquajtura “fuçi baruti” e Evropës?
 
Vendet anëtare të NATO-s po përballen kohët e fundit me kërcënime të ndryshme që vijnë nga Lindja dhe Jugu, por ato kanë të përbashkëta parimet e mbrojtjes kolektive, menaxhimin e krizave dhe sigurinë bashkëpunuese. Shqetësimet në të gjithë krahët lindor dhe juglindor të Aleancës janë të dukshme. Nuk duhet të harrojmë që këto rajone mund të ndikohen lehtësisht nga trazirat ndërkombëtare, për shkak të paqëndrueshmërisë dhe dobësisë së tyre.Ballkani Perëndimor është njëri prej tyre, relativisht larg nga Rusia dhe Lindja e Mesme, por shumë i ndikuar paratë dhe ideologjia e Moskës si dhe nga fondamentalizmi.
 
Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Serbia, së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë, pavarësisht se janë për vite me radhë vende kandidate potenciale për anëtarësim në NATO, nuk i janë bashkuar ende grupit atlantik. Ndërkohë, shembujt më të mirë të rajonit janë Sllovenia dhe Kroacia, vende anëtare të NATO-s dhe BE-së; dhe Shqipëria, anëtar vetëm i NATO-s. Vendet e tjera janë kandidate për anëtarësim në BE dhe në NATO, ndërkohë që Kosova është duke bërë përparim të madh drejt njohjes së saj dhe integrimit në organizatat ndërkombëtare.
 
Rruga drejt anëtarësimit në BE është më komplekse për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe kështu është edhe për vendin tim. Pasiguritë politike dhe vështirësitë ekonomike janë duke e dobësuar ëndrrën e integrimit, dhe në një kohë konfliktesh të tilla, ne të gjithë biem dakord që lindja e konflikteve të tjera mund të parandalohet lehtësisht nga proceset e integrimit.
 
Me rritjen e nacionalizmit në Evropë, Rusia ka pasur një projekt të qartë dhe konkret për Ballkanin, duke përcaktuar qartësisht zonat e influencës të mbështetura tek feja dhe prejardhja racore. Rajoni ynë është parë gjithmonë si një shtojcë për zgjerimin e Rusisë drejt Mesdheut.Ëndrrat e Ballkanit për qytetërimin perëndimor nuk janë pranuar asnjëherë nga Rusia.
 
Në ditët e sotme, bankat, bizneset, infrastruktura turistike, kompanitë e gazit dhe naftës në Ballkanin Perëndimor janë vënë në shënjestër nga paratë e Rusisë.Prania ekonomike e Rusisë po rritet gjithnjë e më shumë në këto kohë të vështira për Perëndimin.
 
Sa i përket politikës së jashtme, disa forca politike në shumë vende të rajonit e shohin mënyrën ruse të të menduarit si alternativën më të mirë për të ardhmen e vendeve të tyre. Në vende të tjera, parti të tilla politike duken qesharake, por,në zemër të Ballkanit, ato përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.Për më tepër, numri i këtyre njerëzve nga Ballkani që marrin pjesë në luftën hibride ruse është i dukshëm dhe shqetësues.
 
Vizita e Presidentit Putin në disa kryeqytete të rajonit, qindra miliona dollarë investime, stërvitjet e përbashkëta bërë së fundminë nëntor të vitit 2014, pranë kufirit kroat dhe Kosovës dhe gjithashtu situata e mjedisittë tanishëm të sigurisë, përbëjnë një shqetësim të madh dhe shkaktojnë një debat po aq të madh, në këndvështrimin tim.
Nga ana tjetër, xhihadistët kërkojnë terren pjellor në Evropë.Sulmet terroriste në Francë dhe Danimarkë, dhe parandalimi i akteve të mundshme terroriste në Belgjikë dhe vende të tjera, janë këmbanat e alarmit për rrezikun që vjen nga forcat e errësirës me të cilatqytetërimi modern po përballet sot.
 
Ajo që NATO dhe BE kanë bërë këto 20-25 vitet e fundit, është e mrekullueshme. Megjithatë, a është kaq drastike për BE-në që të pranojë disa miliona njerëz nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia si qytetarët e vet? Askush nuk po kërkon dhurata dhe privilegje, por vetëm një rajon të sigurt.
 
Interpretimi im personal i Samitit të Berlinit 2014 ishte se BE-ja "nuk e ka harruar Ballkanin Perëndimor". Ky takim shërbeu si një nxitës i fuqishëm, por kjo mund të mos mjaftojë, nëse BE-ja dëshiron që vendet tona,një ditë, të jenë vende anëtare të begata. Unë besoj se BE-ja mbeten besnike ndaj "perspektivës evropiane", që i është premtuar rajonit. Megjithatë, lënia e  gjithë përgjegjësinë këtyre vendeve çon në humbjen e pamjes më të madhe tënjë BE-je pa interes, e cila nuk ka mjete për të thyer barrierat që kanë lënë mbrapa shoqëritë e këtij rajoni.
 
I njëjti argument vlen edhe për integrimin rajonal në NATO.Sigurisht rruga e NATO-s është më e qartë dhe të gjithë e dinë qëdetyrat e shtëpisëduhet të bëhen.Por NATO-ja nuk duhet të harrojë se këto forca të errëta, që vijnë nga Lindja duan të godasin Aleancën pas krahëve.Pika më e dobët është afër, diku mes Shqipërisë, Kroacisë, Hungarisë dhe Bullgarisë, të gjitha vende anëtare të NATO-s që ndajnë kufijtë me vende jo-anëtare të NATO-s.
 
Udhëheqësit e NATO-s, në Uells, morën vendime të rëndësishme për të siguruar një Aleancë vigjilente dhe të fortë duke përfshirë intensifikimin e bashkëpunimit mes partnerëve me inicimin e zhvillimit të kapacitetit të Mbrojtjes, për të ndihmuar në stabilitetin e projektit të Aleancës pa përfshirë forca të mëdha ushtarake.
 
Politika e dyerve të hapura u përsërit dhe Aleanca i ofroi Gjeorgjisë një sërë masash për ta ndihmuar në përgatitjen e saj drejt anëtarësimit. Ne gjithashtu ramë dakord për hapjen e diskutimeve intensive në lidhje me kandidaturën e Malit të Zi dhe brenda vitit 2015 do të vlerësohet nëse Mali i Zi do të ftohet për t’iu bashkuar Aleancës. Unë shpresoj që Mali i Zi t’ia arrijë këtij qëllimi dhe po ashtu edhe vendet e tjera të rajonit që ndajnë të njëjtat parime dhe vlera demokratike.
 
Edhe një herë, është mëse e qartë se jemi duke u përpjekur të ngushtojmë hapësirat në fushat e lartpërmendura. Duke pasur parasysh rëndësinë që zë sot mjedisi i sigurisë, ne duhet të lëvizim më shpejt. Jam plotësisht e bindur se integrimi i kësaj zone gri të Evropës në komunitetin Euro-Atlantik do ta bëjë Aleancën tonë një grup më të mirë të vendeve me vlera të përbashkëta për mbrojtjen kolektive.
 
Ne të gjithë ndajmë të njëjtat vlera evropiane dhe kemi të njëjtat objektiva për të ardhmen.Me vullnet më të mirë politik, konfliktet lindore dhe jugore do të qëndrojnë larg Ballkanit.
 
Ne tashmë kemi vendosur për forcimin e Forcës së Reagimit të Shpejtë të Aleancës. Në të njëjtën kohë, disa njësi ndihmuese do të vendosen në disa prej vendeve anëtare të Aleancës.
 
Të gjitha këto masa kanë një natyrë mbrojtëse, janë proporcionale dhe në përputhje me parimet dhe angazhimet ndërkombëtare. Kjo është përgjigja e Aleancës ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të  mundshme, nga lindja dhe jugu.
 
Duke marrë parasysh krizën aktuale dhe pasiguritë, ne duhet të kujtojmë se paqja dhe stabiliteti në rajonin tonë nuk mund të merren si të mirëqena. Historia na ka mësuar se në një botë që ndryshon, NATO, BE-ja dhe i tërë komuniteti ndërkombëtar duhet të ndryshojnë. Ata duhet të jenë në gjendje të reagojnë shpejt jo vetëm politikisht, por duhet gjithashtu të kenë kapacitetin e duhur dhe të nevojshëm.

Redaksia Online
Shqiptarja.com