TIRANE- Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ka takuar në orët e paradites Kryeprokuorin e Republikës, Adriatik Llalla. 

Burime nga ministria e Mbrotjes thanë se takimi është zhvilluar kokë më kokë.

Të njëjtat burime thanë se takimi nuk ishte pjesë e ndonjë axhende zyrtare mes ministres dhe kryeprokuorit, dhe vjen tre muaj pasi Prokuroria e Tiranës ka regjistruar kallëzimin penal të bërë nga ministria e Mbrojtjes ndaj ish-ministrit Arben Imami dhe 4 zyrtarëve të tjerë për abuzime me fondet e reklamave televizive në vlerën e 1.2 milionë USD.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)