TIRANË - Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, zhvilloi një konferencë shkencore me temë, mbi “Zhvillimin e doktrinës ushtarake në një mjedis të ndryshueshëm të sigurisë dhe mbrojtjes”.

Në fjalën e saj ministrja theksoi se, janë mbi 300 botime ushtarake gjatë këtyre 10 viteve të fundit ka pasur libra me vlerë, por nga ana tjetër ajo shtoi se janë konstatuar abuzime dhe mediokritet në pjesën dërrmuese të tyre.
 
“Në listën e mbi 300 botimeve ushtarake të këtyre 10 viteve të fundit, krahas botimeve dhe librave me vlerë, kemi konstatuar abuzime dhe mediokritet në pjesën dërmuese të tyre. Implementimi i konceptit të ri të arsimimit ushtarak, rishikimi i të gjithë ciklit të programeve të arsimimit, përfshirë dhe nivelin Master dhe doktoraturë, plotësimi i hierarkisë doktrinore, duke vënë theksin në botimet e përbashkëta, të jetë fokusi i punës së institucioneve arsimore dhe shkencore për vitin e ardhshëm.” –tha Kodheli.

Në konferencën shkencorë ishin të pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, gjeneralë, dhe pedagogë të Akademisë ushtarake. Në fund të konferencës u referuan edhe 16 ligjërata nga personalitete të fushës ushtarake dhe civile.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)