TIRANË - Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka publikuar në faqen e saj Facebook njoftimin nga Durrësi se MM është në punë pasi "Sot na pret një ditë e gjatë ku do diskutojmë 300 ditëshin e dytë".

"Sot ështe një ditë e bukur për të shijuar motin e mirë dhe stinën aktuale. Por, ne në Ministrinë e Mbrojtjes vendosëm që të mblidhemi të gjithë dhe të diskutojmë mbi të gjithë punën dhe drejtimin e Ministrisë dhe Shtabit të Përgjithshëm", pohon Kodheli.

Po ashtu, ministrja Kodheli shprehet se "misioni ynë është tjetër ndaj na duhet shumë punë. Sot na pret një ditë e gjatë ku do diskutojmë 300 ditëshin e dytë. Padyshim më të mirë nga ai që sapo mbyllëm për të gjithë FA". /ATSH/