TIRANE - Me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Besim Fagut, sportistit të mirënjohur, krijuesit dhe drejtuesit për disa dekada të Klubit Sportiv “Partizani”, në sallën e auditoriumit të Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua një ceremoni përkujtimore ku ishin të pranishëm Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, zëvendësministri Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë etj.
Në fjalën e saj Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, theksoi se është një kënaqësi e veçantë që ndodhet këtu për të kujtuar siç e cilësoi ajo një nga gjigantët e sportit shqiptar.
“Ka shumë e shumë personalitete të sportit të cilët kanë kujtime të lidhura me punën dhe përpjekjet e Besim Fagut, por për mua, si vajzë e këtij qyteti të mrekullueshëm, ai ka qenë babi i Afërditës, i Gimit dhe i Benit, por dhe një personazh që krijonte respekt pa folur asnjë fjalë”, u shpreh Kodheli.
Më tej, duke u ndalur në meritat e këtij personaliteti të sportit shqiptar, ministrja Kodheli tha se Forcat e Armatosura respektojnë kujtimin e personaliteteve të tilla
“A mund të ketë histori më të bukur se ajo e tre djemve tironas, Fagu-Demneri-Bylyku, të cilët themeluan në vitin 1946 Klubin Sportiv “Partizani”, atë që do të bëhej rivali më i madh i bardhë e bluve të Tironës?! Entuziazmi i atyre viteve, me dëshirën për të krijuar mrekullira nga hiçi, është me të vërtetë për t’u admiruar”. Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat tona të Armatosura respektojnë kujtimin e personaliteteve të tilla si Besim Fagu, që krijuan për radhët e ushtarakëve shqiptarë, një strukturë profesioniste sportive. Ishte Besim Fagu dhe shokët e tij që e bënë Klubin “Partizani” një organizëm elitë të sportit dhe fizkulturës në Shqipëri. “Partizani” ka qenë një shkollë e jetës për shumë e shumë breza të shquar ushtarakësh e sportistësh. Shumë yje kanë dalë nga aty dhe shumë prej jush këtu, jeni produkt i Klubit “Partizani. “Si ministre e Mbrojtjes, e kam detyrim moral dhe institucional të respektoj figura të ndritura si ajo e Besim Fagut. Ju faleminderit të gjithëve për praninë!”, përfundoi fjalën e saj ministrja Kodheli.
Më pas ministrja i orëzoi bashkëshortes së Besim Fagut, zonjës Hajdije Fagu, "Medaljen e Mirënjohjes" akorduar me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në zhvillimin e lëvizjes fizkulturore sportive, përgatitjes fizike të Forcave të Armatosura, si dhe themelues i Klubit Sportiv “Partizani”.
Kush është Besim Fagu
Besim Fagu lindi në qytetin e Tiranës në vitin 1925 dhe vdiq në vitin 1999. Fill pas luftës, ku ai ishte inkuadruar partizan, u lidh përjetësisht me ushtrinë dhe sportin. Ai është padyshim një nga lojtarët e rrallë jo vetëm në Shqipëri, por edhe më tej për numrin e madh të kampionateve të fituara me një skuadër. Besimi ka luajtur për klubin e kuq për 12 vite rresht. Mbrojtësi shtatlartë i “Partizanit” do ta mbyllte karrierën e tij të suksesshme me tre tituj rresht në 1957, 1958 dhe 1959, duke e çuar në shtatë numrin e trofeve me “Partizanin”. Gjatë kësaj periudhe, përveç shtatë titujve, Besim Fagu ngriti edhe katër herë Kupën e Shqipërisë. Gjithashtu Besim Fagu ka qenë pjesë e trofeut të vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë pasi fitoi Kupën Ballkanike me kombëtaren në 1946. Ai është themeluesi dhe drejtuesi për shumë vite i Klubit Sportiv “Partizani”, një ndër klubet më me emër në historinë e sportit shqiptar.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO