Shqipëria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO duke inkurajuar angazhimin më të madh drejt zgjidhjes së çështjes së emrit, si pengesë e vetme që mban peng anëtarësimin në Aleancë. Kodheli gjatë takimit me homologun e saj maqedonas Jolevski ka kërkuar angazhim më serioz në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Shqipëria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe uron që vendi ynë fqinjë shumë shpejt të bëhet anëtarë me të drejta të plota të saj. Urojmë gjithashtu që problemi i emrit të zgjidhet dhe të ketë një angazhim serioz dhe real nga ana e Maqedonisë për implementimin e MO-së fakt ky i nënvizuar edhe në deklaratën e Samitit të Uellsit në shtator të vitit të kaluar. Besoj fortë se bashkëpunimi midis dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë në rajon dhe më gjerë do të vijojë me ritme gjithmonë dhe më intensive”, tha Mimi Kodheli, Ministre e Mbrojtjes.
Nga ana tjetër ministri i mbrojtjes Jolevski shtoi se Maqedonia i ka plotësuar kushtet për anëtarësim, por vazhdon të mbahet peng nga fqinji jugor.
“Më vjen shumë mirë që ju bashkë me Kroacinë sot jeni anëtare të NATO-s dhe Maqedonia ka dy shtete mbështetëse të aspiratave tona. Siç e dini RM i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO megjithatë për shkaqe të njohura nuk e morëm ftesën. Ne do të vazhdojmë me aktivitetet tona dhe me prezantimin e argumenteve përse Maqedonia duhet të ftohet në aleancë. Vlerësojmë se zgjerimi i aleancës në Evropën juglindore, përfshirë edhe Ballkanin paraqet përforcim të stabilitetit dhe sigurisë në rajon”, u shpreh Zoran Jolevski, Ministër i Mbrojtjes.
/Shqiptarja.com

VIDEO