TIRANE- Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi gjatë së martës (nesër) dhe të mërkurës.

Sipas burimeve nga dikasteri i Mbrojtjes, takimi i parë do jetë me Kryeministrin grek Antonios Samaras Më pas do të marrë pjesë në një ceremoni ku do të vendosen kurora lulesh tek Monumenti i Ushtarit të Panjohur.

Vizita e ministres Kodheli në Greqi do të vazhdojë me bisedime midis dy delegacioneve, për të vijuar më tej me takim kokë më kokë me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Greqisë e me shkëmbime suvenirësh.

Të mërkurën, ministrja Kodheli do të vizitojë ambientet e Akademisë Ushtarake Greke. Më pas, vizita e Kodhelit në Greqi do të vazhdojë me një takim me studentët e Akademisë Ushtarake Greke dhe shkollave të tjera ushtarake. Vizita dyditore do të përmbyllet me një takim që do të zhvillojë me Presidentin e Republikës së Greqisë Karolos Papoulias.
 
Greqia këtë 6 mujor ka presidencën e radhës në BE.

Redaksia online
(ln/sg/shqiptarja.com)