Kodheli: Shqipëria, kontribut të
madh në luftën kundër ISIS

Kodheli: Shqipëria, kontribut të<br />madh në luftën kundër ISIS
Gjatë punimeve të takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, që po zhvillohet në Bruksel, ministrja Mimi Kodheli vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit NATO-BE, si dhe solli në vëmendje angazhimet e deritanishme të Shqipërisë dhe gatishmërinë për të marrë përgjegjësitë e veta.

Darka e punës e ministrave të Mbrojtjes, u ndal në lidhjen Transatlantike dhe vendimet e fundit të BE-së për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të saj. Ministrja Kodheli theksoi rëndësinë e bashkëpunimit NATO-BE, si një shtyllë kyçe për mbajtjen e paqes dhe sigurisë në zonën Euro-Atlantike.

Duke vijuar, ajo theksoi se ky bashkëpunim mbetet i rëndësishëm dhe duhet të fokusohet në krijimin e kapaciteteve të përbashkëta, duke parë mangësitë reciproke. Gjithashtu, bashkëpunimi NATO-BE ka një vlerë të shtuar në adresimin e Projektimit të Stabilitetit përtej kufijve europianë, në veçanti.

Në këtë kontekst, Shqipëria ka dedikuar burime dhe kapacitete, siç janë angazhimi në Afganistan, Kosovë, detin Egje, Gjeorgji, në Mali, por edhe ne Irak, në kuadër të koalicionit global kundër ISIS.

Në gjykimin tonë, vijoi Kodheli, këta janë disa tregues të pazëvendësueshëm të respektimit nga ana e Shqipërisë të principit të "ndarjes së përgjegjësive".
Në pasditën e së enjtes Kodheli mori pjesë gjithashtu në ministerialin e koalicionit kundër ISIS.

Ky ministërial u drejtua nga sekretari amerikan i mbrojtjes James Mattis. Në këtë takim ministrja e Mbrojtjes konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë për kontributet e shumëanshme në luftën kundër terrorizmit.

Ministrat e pranishëm diskutuan mbi fushatën ushtarake dhe të ardhmen e koalicionit ndërkombëtar kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik (Daesh).Gjithashtu u diskutuan mundësitë për mbështetjen e mëtejshme të përpjekjeve për përshpejtimin e mposhtjes së Daesh.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra