Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli iu ka bërë thirrje liderëve politikë shqiptarë në Maqedoni që të bashkohen. Ndërsa takoi kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi, Kodheli foli për arsimimin e shqiptarëve në tërësi dhe pjesëmarrjen e angazhimin e femrës shqiptare në veçanti, në të gjithë aktivitetet dhe strukturat vendimmarrëse në vend.

“Vetëm bashkimi real i faktorit shqiptar në Maqedoni do të rrisë forcën e përfaqësimit dhe do të garantojë më shumë qytetarët e thjeshtë në të drejtat dhe liritë e tyre kushtetuese”, deklaroi Kodheli.

Ministrja e Mbrojtjes tha se duhet punuar më shumë në këtë drejtim. “Përpjekjet tuaja edhe në nivel institucional do të jenë garante të barazisë së trajtimit të shqiptarëve”, theksoi Kodheli. Ministrja e Mbrojtjes vizitoi në shtëpinë e tij kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.  



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)