Maturantët e gjimnazit “Shaban Çollaku” në Klos kanë zhvilluar një takim me ministren e mbrojtjes Mimi Kodheli, ku kjo e fundit i ka ftuar ata të bëhen pjesë e FA.
 
Gjatë bashkëbisedimit, Kodheli u ka shpjeguar gjimnazistëve arsyet se përse duhet të jenë pjesë e Forcave të Armatosura.
 
Sipas saj kur je pjesë e Forcës së Armatosur, shansi për të studiuar jashtë vendit në akademitë më të mira dhe universitetet më të mira në botë, është më i madh.
 
“Shansi për të studiuar jashtë vendit në akademitë më të mira dhe universitetet më të mira në botë, është më së pari kur je pjesë e Forcës së Armatosur, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Britaninë e Madhe, në Francë, në Itali, në Gjermani, në Greqi, në Turqi dhe në të gjitha vendet e tjera aleate në NATO”, u shpreh Kodheli.
 
Ky takim vjen në kuadër të fushatës së rekrutimeve për ushtarë/ detarë aktivë në Forcat e Armatosura.Fushata e aplikimeve ka nisur dhe  mbyllet më datë 17 mars 2017.

[gallery]21267[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)