“Ne marrim veprat penale të korrupsionit ndërkohë që disa nga veprat penale që kemi në gjykim, i marrin gjykata të zakonshme”.
Gjyqtarët e Krimeve të Rënda shprehen skeptik për zbatimin e Kodit të Ri të procedurës penale.
Në një intervistë për Report Tv kreu i Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, shprehet se heqia nga kjo gjykatë e veprave penale ku përfshihet terrorizmi, trafiku i qenieve njerëzore dhe trafiku i narkotikëve do të sjellë vështirësi për shkallët e para të cilat më së paku nuk kanë infrastrukturën e nevojshme.
“Në të ardhmen, referuar trafikimit të qenieve njerëzore, ose në do kemi të dyshuar për veprat penale të akteve terroriste, apo subjekte të tjera të procedurave të dëshmitarë të tjerë, të mbrojtur apo ata të mbrojtur nga drejtësie, unë kam dyshimet e mia nëse do gjykohen me të njëjtin standard nga gjykatat e tjera, të cilat mund të mos ofrojnë infrastrukturën e nevojshme”.
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale u miratuan pak ditë më parë në parlament, ndërsa rezulton se gjyqtarët prej 20 janarit kanë kundërshtuar pranë komisionit të ligjeve ndryshimet që sipas Simonit nuk aplikohen në asnjë vend tjetër.
“Mendimi ynë ka qenë që nocioni i krimit të organizuar është një nocion i së drejtës ndërkombëtare dhe aty përfshihet dhe vepra penale e terrorizmit, trafikimit të qenieve njerëzore, pastrimit të parave”
Simoni ndalet dhe tek ecuria e proceseve aktuale, duke kërkuar nga kolegët e tij të jenë të përkushtuar deri në mbylljen e çdo gjyqi me një vendim.
“Ne pra jemi në punë, jemi në detyrë dhe presim ecjen e procesit të rivlerësimit të përgjithshëm dhe riorganizimin e gjykatësit”.
E përsëritur herë pas herë si një ndër shqetësimet kryesore të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Simoni kërkon nga institucionet të tregohen të kujdesshëm për sigurinë e gjyqtarëve pasi sipas tij togat e zeza shpesh herë janë nën presion.
Me ndryshimet kushtetuese dhe reformën në drejtësi Gjykata e Krimeve të Rënda krijuar në 2004 me një eksperiencë 13-vjeçare pritet të riorganizohet dhe gjyqtarët e saj të jenë pjesë e Gjykatës Speciale.
“Personalisht dhe unë jam i angazhuar dhe njëkohësisht i shqetësuar për sigurinë e gjyqtarëve, për të marrë masat e nevojshme për parandalimin e kërcënimin të gjyqtarëve, por dhe për të bërë të mundur që ata të ushtrojnë funksionin larg presioneve e kërcënimeve”.
Krimet e Rënda u krijuan në vitin 2004 dhe aktualisht gëzojnë një eksperiencë 13-vjeçare me 100 të dënuar si pjesë e bandave famkeqe të vitit 1997, grupeve kriminale, organizatave terroriste e të tjerë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO