TIRANE - Kodi i ri doganor, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar 2015, synon të japë fund abuzimeve në dogane dhe të standartizojë çmimet e referencës. Për ministrin e financave Shkëlqim Cani, i cili ka shpjeguar në komisionin e ekonomisë, përfitimet e biznesit nga ky draft i ri, çdo hap do të hidhet me kujdes dhe në mënyrë graduale.
“Pra objektivi është drejt shmangies, drejt kalimit, në praktikë, që fillon me atë që është realja dhe që është fatura dhe mbyllet në fund me çmimin e referencës. Përmirësohen, lehtësohen dhe thjeshtohen rregullat dhe praktikat doganore dhe luftohet më mirë mashtrimi si dhe lehtësohet tregtia ndërkombëtare.” tha Cani
Por për deputetin e së majtës, Ervin Koçi, ky draft, nuk ka marrë parasysh lehtësitë për biznesin fason, ndaj duhet të rishikohet.
“Në kodin e ri doganor nuk janë marrë parasysh ato piketa që me 46 pika që ishin vendosur për biznesin fason. Unë mendoj që nga ana juaj gjatë këtyre ditëve të merren parasysh në mënyrë që gjithë ajo paketë që ndihmon biznesin fason në punësim të merren parasysh dhe është një nga gjërat më të rëndësishme të qeverisë këtë vit.” u shpreh deputeti Koçi
Në komisionin e Ekonomisë për draftin e ri doganor, ka qenë e pranishme edhe drejtoresha e përgjitshme e doganave, Elisa Spiropali, ndërsa sa i përket Crown Agents sipas Canit, është ende herët për të bërë një vlerrësim të punës që po bën dhe vetëm në fund të këtij viti do të mund të bëhet një analizë e plotë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO