TIRANE- Ka mbërritur në Kuvend Kodi i ri Doganor. Drafti ka kaluar në qeveri dhe Komisioni i Ligjeve ka dëgjuar dje zv.ministrin e Financave të shpjegojë objektivat e ndryshimeve të bëra në ligjin aktual qe rregullon veprimet doganore.
Kodi i ri doganor synon të shkurtojë procedurat për biznesin, një pjesë e mirë bizneseve të mëdha do të kenë akses online në degët e doganave, e po kështu edhe pikat doganore me njëra tjetrën duke kursyer më tepër kohë. një tjetër lehtësi është thjeshtimi i deklaratave që duhet të plotësojë një sipërmarrës në momëntin që kalon mallin në doganë. Ndërsa sa i përket ankimimit tashmë biznesi mund të drejtohet direkt në një zyrë të posaçme dhe jo më përmes letrave.
Kodi i ri është konsideruar si një instrument, që mendohet të rrisë sigurinë për tregtarët shqiptarë, njëkohësisht nisjen e një epoke transformimi, duke patur një qasje të re me biznesin, të cilin e konsideron partner strategjik. Kodi sjell unifikim të rregullave dhe praktikave, kalimin në një mjedis doganor elektronik, pa letër, aplikimi i procedurave të thjeshtuara dhe operatorët ekonomikë të autorizuar, saktësimin e dispozitave mbi kohën dhe vendin ku lind një borxh doganor, me qëllim që të evitohen vështirësitë dhe zgjidhja juridike.
/Shqiptarja.com