Kodi i ri i Etikës, deputetët duhet të spiunojnë njëri-tjetrin për ngacmimet seksuale

Rruga e Kombit dhe protestat për tarifën kanë ashpërsuar gjuhën mes mazhorancës dhe opozitës, por paralelisht në Kuvend është arritur dakordësia për Kodin e Sjelljes së Deputetëve. Report TV siguron draftin e dakordësuar të politikës, i cili ka të dhëna interesante mbi normat e reja të cilave deputetët duhet tu nënshtrohen.

Elementi i parë që bie në sy, ka të bëjë me veshjen e deputetëve. Ata duhet të përdorin veshje modeste që s’tërheq vëmendjen e publikut, siç thuhet në Kod. Për herë të parë, një deputeti i ndalohet të  përdorë alkool e drogëra.

Drafti për Kodin e Ri të Etikës

“Deputetit i ndalohet të paraqitet në gjendje të mungesës ose të uljes së ndjeshme të ekuilibrit fizik dhe/ mendor për shkak të konsumimit të alkoolit ose të substancave narkotike”,-thuhet në dokument.

Po ashtu deputetëve ju ndalohet të përdorin celularin në punimet parlamentare. Pikant është edhe neni 10 i këtij Kodi Sjelljeje, kushtuar ngacmimit seksual në punimet parlament.

“Deputetit i ndalohet çdo sjellje me natyrë seksuale që prek dinjitetin e cilitdo dhe që konsiderohet e padëshiruar, e papranueshme, e papërshtatshme dhe ofenduese për personin tjetër”, përfshirë këtu edhe çdo lloj komunikimi virtual. Por jo vetëm kaq, deputetët duhet të spiunojnë kolegët e tjerë nëse shohin raste të ngacmimeve seksuale.

“Çdo deputet reagon menjëherë, raporton, kërkon evidentimin dhe hetimin e rastit, kur merr dijeni të ndonjë pretendimi për ngacmim seksual”,-thuhet në dokument.

Deputetëve ju ndalohet të pranojnë dhurata mbi 10 mijë lekë të reja, dhe nëse marrin të tilla duhet t’i refuzojnë apo t’i dorëzojnë në Kuvend objektet me vlerë. Pritet për tu parë nëse të enjten opozita do të ketë një marrëdhënie normale me parlamentin dhe do ta miratojë më në fund Kodin, apo situata e nxehtë momentale do ta zhvendosë miratimin e tij.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ERTV: 04/04/2018 00:55

    KJO DIHET SE SHUME DEPUTETE DUKE PERFSHIRE DHE KRYEMINISTRIN JANE PERDORUES TE DROGAVE TE FORTA DUHET ME CDO KUSHT QE TE GJITHE DEPUTETET PARA FILLIMIT TE SEANCAVE TE BEJNE TESTIN E DROGES NUK E DI PSE Z BULYBASHI U TERHOQ NGA KY PROPOZIMI QE BERI NDOSHTA KA MARRE SHUKUN E PARAVE DHE KA MBYLLUR GOJEN

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 03/04/2018 18:27

    kaq problm eshte bere ne mardheniet e deputeteve mardhenia seksuale.apo skane cbejne dhe i fusin nganjehere duart.po futjet me dhune kunder policise ne detyre,futja me force ne komisariate,marrja ne mbrotje politike te ndauarve nga policia dhe prokuroria,a parashikohet?sepse edhe ne raste flagrante ata po arrogante,fodulle .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase