Report Tv zbardh Kodin e ri etik, KLGJ ‘kryqëzon’ gjyqtarët për dhuratat! Kudo kujdes, në vëzhgim dhe familjarët


Pas vettingut që kontrollon paratë e gjyqtarëve, tashmë Këshilli i Lartë Gjyqësor u kërkon atyre të mos pranojnë dhurata. Dhurata të mos pranojnë as familjarët e tyre.

Është ky testi i radhës që duhet të kalojnë gjyqtarët prej datës 22 prill 2021. Sipas Kodit të Etikës, jo vetëm të mos pranojnë dhurata, por të mbajnë një veshje etike si gjatë orarit të punës edhe jashtë saj, të mos përfshihen në debate politike, të mos shfaqin publikisht bindjet e tyre dhe të mos kenë shkëmbim zyrash dhe kontrate të afërta me avokat.

Një tjetër pikë e rëndësishme e këtij Kodi Etik është edhe mos përfshirja emocionale e gjyqtarëve gjatë kritikës që ata mund të kenë nga media ose opinioni publik si dhe detyrimi për të mos pasur frikë në ushtrimin e detyrës gjatë dhënies së vendimeve.

Për herë të parë Kodi Etikës përfshin edhe ndalimin e gjyqtarëve për të mos u përfshirë në  rolin e tij si gjyqtarë për të ndikuar në mbledhjen e fondeve për bamirësi apo religjione fetare.

Ndalur tek rrjetet sociale si një pjesë e rëndësishme e të gjithëve, KLGJ nëpërmjet kodit etik u kërkon gjyqtarëve që gjatë përdorimit të tyre të tregojnë vetpërmbajtie.

Gjyqtarit me funksion drejtues në gjykatat e vendit i kërkohet nëpërmjet këtij kodi etike të mbrojë imazhin e drejtësisë në vend.

Për herë të parë ky Kod sanksionon detyrimin që gjyqtarët të zhvillojnë seanca publike si dhe të arsyetojnë vendimet e tyre të shkruara në një gjuhë të kuptueshme për publikun.

Në rast se gjyqtarët nuk respektojnë këtë Kod Etike shkeljet do të kategorizohen në ato që do të pasojnë masat ndaj tyre deri në shkarkim si dhe në rast të një shkelje të lehtë ato do të pasqyrohen tek vlersimet vjetore të tyre.

( Kliko këtu ) Vendimi i plotë

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase