Prokurori Adriatik  Llalla ka mbledhur këtë të premte  drejtuesit e prokurorive në rrethe.
 
Tematika e diskutimi ka qenë ndryshimet e kodit të procedurës penale që hyn në fuqi në datën 1 gusht. 

Gjatë takimit është diskutuar sesi do veprojnë Prokuroritë e rretheve për rastet dhe veprat penale që i ka parashikuar kodi i ri  i procedurës penale

Hetimi pasuror për rastet e trafikut të drogës kur kapet një person do hetohet nga prokuroritë e rretheve. 

Në rastet kur trafiku i drogës kryhet nga më shumë se tre persona, nga një grup kriminal, atëherë hetimi do kryhet e rënda ose SPAK edhe hetimi pasuror do kryhet nga Krimet e Rënda. 

Është diskutuar shpallja e moskompentecës së disa veprave penale dhe është lënë dakord t’i lihet gjykatës për t’u shprehur.

Rastet e korrupsionit do hetohen dhe gjykohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe SPAK-u.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com