Kodi i ri zgjedhor/ Lapaj: Edhe një herë u riprovua që janë bashkë! I kanë ndarë listat në patricë dhe plebenj! Do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj foli në Studio Live duke komentuar për Arbër Hitajn marrëveshjen për kodin e ri zgjedhor. Sipas Lapaj u pa edhe një herë se dy partitë kryesore janë bashkë duke mbajtur peng Shqipërinë.

'Edhe një herë u riprovua që janë bashkë, bashkë e kanë mbajtur peng Shqipërinë. nga bashkimi i madh fitojnë të gjithë. PS fiton pushtetin kurse këta fitojnë leje ndërtimi. Favore më shumë këta që nuk janë në pushtet. Listat nuk janë hapur. Qytetarët falë këmbënguljes, edhe procesit që u çua në GJK, madje nga gjithë lufta e bërë ka çuar që të hapet mundësia për votën e diasporës. Listat nuk janë të hapura me këtë sistem. Nuk do jenë as aq sa thonë ata. Mund të jenë edhe 140 deputetë nga listat e mbyllura. Nga 12 që ka Vlora, mbyllen 4, po të jap, PS merr 4, Shqipëria bëhet merr 4 dhe PD merr 4.'

Ndërkohë Lapaj shtoi më tej se kodin e ri zgjedhor do ta çoj në Gjykatë Kushtetuese pasi një grup ekspertësh po punon për këtë.

'A bindesh ti që mund të jenë edh 100% të mbyllur? Deri dje me herësin e famshëm, lista ishte e mbyllur por votohej për gjithë listën. GJK e rrëzoi por në vetvete por e dënimin edhe tek lista e mbyllur sa merrte. Sot, kanë bërë dy metodologji brenda fletës. 1/3 e mbyllur, ti nuk shikon sa vota merr çdo individ. Voton partinë për pjesën e parë të listës, për pjesën e dytë shikon individët. Kjo është e ndarë si puna e patricëve dhe plebenjve. Krimi e ka më të lehtë të blejë një kryetar partie se sa 13 mijë vota. Patricët janë lart, ndërkohë punëtorët e partisë janë poshtë. Shahen ,grihen dhe ec përpara. Le ta bëjnë. Ja ku po ta them, kemi ngritur një grup pune dhe do ta godasim në Gjykatë Kushtetuese. Ta dijnë me gjasa do ta çojmë në GJK.'

Sa i përket shembujve për lista të hapura, Lapaj merr Kosovën si sukses pasi ka bërë të mundur qarkullimin e elitave.

'Kosova a është në Europë? Pse shkoni aq larg? Ja ku i keni, vëllezërit dhe motrat. Kanë parlament më cilësor se ne? Kanë politikë më cilësore? Ndërruan 3 breza në politikë. Do ndërrohen dhe këta tani se sistemi është i hapur.'

Listat e mbyllur prodhojnë deputetë të tillë që nuk mund të votojnë kundër partisë.

'Listat e mbyllura këta lloj deputetësh prodhojnë. Nuk duan ta votojnë por e votojnë. Na duhet të kemi pluralizëm. Na duhet ta decentralizojmë pushtetin.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:00
'Bashkëpunimin e kemi me qytetarët', Lapaj në 'Studio Live': Sondazhet tona dalin mirë, do çajmë sistemin

 

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj theksoi në Studio Live se sondazhet e brendshme të lëvizjes që drejton e nxjerrin shumë mirë dhe shprehet optimist se do çahet sistemi. 

'Bashkëpunimi jonë është me qytetarët. Ajo që kemi ndërtuar nuk synon lokma pushteti. Por synon ndryshimin e vendit dhe bërjen e historisë. Njerëzit që janë bashkuar janë njerëz me karrierë. Kanë vende pune dhe të mira. Po i japim vendit tonë që të mos dalë askush dhe të thotë se nuk e votuam Adriatikun se u bashkua me filanin. E vetmja hapësirë për bashkim është me subjektet të cilat nuk kanë pasur pushtet në Republikën e Shqipërisë. Me ata që janë qytetarë të angazhuar. Ne do shkojmë përpara, dinjitoz. Nga studioja ftoj çdo intelektual, ti bashkohet aspiratës tonë. Lëvizja jonë është e hapur për çdo vlerë.

Sondazhet tona dalin shumë mirë dhe do ta çajnë sistemin në Shqipëri.'

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës