Kodi/ OSBE: Të refuzohen listat që s’plotësojnë kuotën gjinore, në të ardhmen një grua kryeministre

Kodi/ OSBE: Të refuzohen listat që s’plotësojnë kuotën gjinore, në të ardhmen një grua kryeministre

Takimi ku mori pjesë edhe Bernd Borchardt

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, rekomandoi sot që në Kodin Zgjedhor të kthehet dispozita që lejon refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësojnë kuotën gjinore. Duke folur në një konferencë për gratë në politikë, organizuar nga UN Women, Borchardt tha:

Kodi Zgjedhor i mëparshëm përmbante një dispozitë, që lejonte refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësonin kuotën gjinore ligjore. Kjo dispozitë është hequr në Kodin e tanishëm. Ne rekomandojmë fuqimisht rivendosjen e dispozitës që lejon refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësojnë kuotën gjinore. Thjesht vendosja e një gjobe për partitë politike, listat zgjedhore të të cilave nuk plotësojnë kuotën gjinore, nuk e çon përpara kauzën e grave në politikë po aq mirë sa refuzimi i listave. Partitë politike duhet të bëjnë më shumë për të siguruar kushtet për pjesëmarrje të hapur dhe të drejtë të grave në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve brenda partive.

Bernd Borchardt

Borchardt shtoi se prirja pozitive e viteve të fundit lidhur me pjesëmarrjen e grave në politikë duhet të ruhet e të çohet më tej.

Ndoshta dikur në të ardhmen mund të shohim një grua kryeministre në Shqipëri, duke ndjekur kështu prirjet evropiane dhe rajonale. Deri atëherë, ne punojmë në mënyrë të përkushtuar që të shohim më shumë gra këshilltare vendore, deputete dhe në poste të larta shtetërore.

Bernd Borchardt

Prej disa muajsh vijon diskutimi për Reformën Zgjedhore në Shqipëri, por palët janë shumë larg konsensusit, dy çështjet që i ndajnë janë votimi elektronik dhe ai i emigrantëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër