TIRANË- Deputeti i cili votoi kundër për ndryshimet në Kodin Penal në seancën plenare të jashtëzakonshme, Ralf Gjoni e cilësoi kalimin e këtij amendamenti si një projekt i frikës nga kryeministri. Duke sqaruar arsyet se përse votoi kundër, deputeti Gjoni në një lidhje Skype në "Repolitix" tha se presidenti nuk mund të bëjë amendamente.
''Votova kundër se Kodi Penal nuk është recetë për të bërë karamele Zana. Nuk mund të amendohet në mënyrë të përshpejtuar. Është një mënyrë tinzare e traditës së vjetër socialiste në momentin e fundit. Ishte shkruar keq juridikisht. Prandaj pati një ndërhyrje dhe nga presidenti sot. Presidenti ka shprehur disa mendime për të ringrohur marrëdhëniet me Edin Ramën. Është marrëdhënie e vjetër mes dy shokëve socialist që një herë duhen dhe një herë urrehen. Mesa duket ka një periudhë dashurie. Kodi penal nuk mund të ndryshohet në mënyrë kaq diletante. Rama nuk mund të ofrojë një alternativë financiare dhe hap një fabul të Kodit Penal për të trembur njerëzit. Ky quhet projekti i frikës. Mënyra e të shkruarit të draftit të parë të amendimit ishte infatile''-u shpreh deputeti Gjoni.
Ndërsa avokati penalist, Saimir Vishaj në një një lidhje parale në Skype gjykoi se mendimet duhet të ishin dhënë edhe nga mjekët.
''Rëndësi ka që në nja hark kohor brenda javësh u arrit të ndryshohet dicka. Ne asnjëherë s'jemi të kënaqur për ndryshime ligjesh brenda javësh. Nuk ishte hartuar nga juristë. Ishte hedhur ne dërën e një deputetit për ta paraqitur. Drejtori e kodifikimit ka ekspertë që unifikon mendimet dhe del me një propozim. Duhej të ishin dhënë mendime edhe nga mjekët.Cdo ligj i propozuar në mënyrë emergjente është emocional dhe i gabuar.Do të kenë më tepër datë vdekje se lindje''-theksoi avokati Vishaj.