Zgjedhjet sapo mbaruan edhe pse kemi një shumicë që lejon reformat me 3/5 e votave përsëri ky kod na ofron vetëm krizë. U bënë dy zgjedhje të përgjithëshme me këtë kod zgjedhor, i cili nga përvoja e deritanishme dhe ballafaqimi me ngjarjet ka demonstruar vetëm probleme të cilat janë jo pak serioze. Kjo do të thotë se rruga drejt demokracisë është mjaft e vështirë.
Çdo vënd e ndërton demokracinë duke filluar nga zhvillimi i zgjedhjeve të cilat duhet të jenë të ndershme, të lira, si kusht i domosdoshëm për ndërtimin e institucioneve demokratike. Zgjedhjet parlamentare janë një proçes që duhet përmisuar në dinamikë, ku rezultati të mos prodhojë kriza institucionale. Meqënëse ky kod zgjedhor e shpall fituesin si rregull me një fitore të lehtë pra me diferencë rreth 10 %, shpesh ka ndodhur dhe do të ndodhë konfrontime palësh,vjedhje e deformim vote, pra zgjedhje me dhimbje.
Edhe këto zgjedhje e treguan këtë sidomos interesin e pozitës për të mbajtur pushtetin me çdo kusht. Ka ardhur koha të ndryshojmë diçka dhe gjithçka në funksion të demokracisë dhe shtetit institucional i cili edhe pse kanë kaluar 23 vjet ende lëngon e ka mjaft probleme të pazgjidhura. Niveli i përfaqësimit me këtë kod dhe kualiteti i deputetëve ka rënë ndjeshëm aq sa nuk bëhet fjalë për përfaqësues të popullit,por vetëm për numura dhe llogari numerikë.
Së pari duhet të pranojmë se votimi dhe zgjedhja me lista nuk është aq demokratike në kushtet e vëndit tonë sepse ju lë hapësira të mëdha kryetarëve të partive ose qoftë dhe një grupimi që mund të quhet kryesi ose forum i ngjajshëm me të. Kjo formë shmang bazën kryesore që mbështet nismat partiake,shmang vendimarrjen e drejtë dhe kontrollin e popullit gjithashtu.Me anë të përfaqësuesëve të zgjedhur, duke ua deleguar pushtetin për hartimin e ligjeve,populli vendos se si do të qeveriset për një mandate 4-vjeçar.
Si rezultat sot kemi dhjetra deputetë pa arsim të lartë ose me diploma të sajuara, sepse shumë prej tyre nuk janë parë kurrë me çantë në dorë ose pranë librit. Këtë luks na e ofruan reformat e arsimit të cilët e përqafuan të paaftët dhe dembelat që nuk duan të mësojnë.Problemet që ka kuvendi dhe parlamentarët do fokusohen në dhjetë deputetë të aftë për të kryer e menaxhuar drejt problemet e ligjëvënies sepse të tjerët kanë si detyrë humultimin e aferave dhe shtimin e parave në rrugë jo ligjore e në mënyrë të padrejtë.
Së dyti ky kod zgjedhor e ç’moralizon deputetin dhe prodhon qeveri krizash. Kjo u pa në dy mandatet që drejtoi partia demokratike ku Berisha drejtoi qeverinë me vota të majta, por ka patur dhe bllokime sa i takon kalimit të ligjeve me 3/5. Kështu qeverisjes së një mandati ju atashua një parti e majtë me katër deputetë ndërkohë që të gjithë ne kemi parë lëvizje dhe ndryshim pozicionesh nga e majta në të majtë ose nga majtas djathtas dhe anasjelltas.
Në mënyrë të veçantë kjo u pa në fund të këtij mandati ku tre deputetë socialistë kaluan me partinë demokratike.Pra të gjitha këto lëvizje interesash kanë vetëm një shkak, e cila buron nga zgjedhja e kodit i cili me rezultatin që prodhon dhe formula që ofron,vë në vështirësi partitë politike, popullin, dhe na jep në fund të fundit gjithnjë qeveri afatshkurtër e krize.
Së treti, problemi tjetër është krimi moral që na shpërblen deputeti. Sipas kodit, zgjedhësit votojnë partinë që preferojnë pa ditur se cilin votojnë se deputetët janë të listuar nga partia e kryetari i saj.Kësaj i thonë “kërcen prifti nga belaja”. Deputetët e pamoralshëm lëvizin sa nga njëri krah në tjetrin, sepse nuk duan t’ia dinë për hallet e elektoratit që e kanë votuar, por luftojnë për interesat e veta.
Pra një nga shkeljet më flagrante e të drejtave të njeriut është mungesa e korrektesës ndaj zgjedhësve të cilët të kanë votuar.Zgjedhësit dhunohen,injorohen,braktisen dhe për këtë s’do t’ia dijë njeri.Kemi dëgjuar ndonjë rast sporadik në vëndet e tjera por nuk bën vaki kurrë si në vëndin tonë. Në se sovraniteti i takon popullit, i cili zbaton vullnetin e tij me votim, pse nuk dënohen së paku publikisht këto veprime dhe pse mjaft parti bëhen strehë e pranojnë deputetë karrieristë që shesin interesat publike për hir të pushtetit apo pazareve.
Së katërti, kodi i mëparshëm, ai i vitit 2003 ndante vëndin në 100 zona zgjedhore me shpërndarje të popullsisë pak a shumë të barabartë, nga të cilat zgjidhnin 100 deputetë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe 40 të tjera dilnin nga listat propocionale të partive. Pra kishim të bënim me një sistem zgjedhor të përbërë, ose e shprehur ndryshe sistem i përzier mazhoritar e propocional. Edhe pse ky sistem kishte ca probleme përsëri duhet ta pranojmë se në përbërje të parlamentit kishte më shumë përfaqësues dinjitoz dhe çdo parti ishte e detyruar të bënte përzgjedhje kandidatësh me seriozitetin e duhur.
Me atë sistem nuk kishte shanse të krijoheshin kriza dhe për rrjedhojë nuk kishte rrjedhje apo largim deputetësh nga një grup parlamentar në tjetrin,por s’kishte dhe bllokim ligjesh që kërkonin shumicë absolute. Së pesti, disa ligje e zgjedhje bëhen me 71 vota. Turp të zgjidhet Presidenti i Republikës me 71 vota siç ngjau tek ne. Nuk dua të merrem me emrin e kreut shtetit, por dua të them se zgjedhja mund dhe duhet të ishte bërë më e mirë.
Kjo do të thotë se amendamentet e kushtetutës duhet të ndryshojnë urgjentisht, por ndërhyrja duhet të bëhet e plotë sepse siç shikojmë shkarkohen dhe emërohen gjeneralë pa motivacion dhe njerëz të tjerë të rëndësishëm të shtetit. Ndërhyrjet vënd e pa vënd në Kushtetutë na kujton ndryshimet e kodit rrugor, pra është bërë qesharake. Së gjashti, edhe ODIHR ka arritur në përfundimin se Shqipëria në zgjedhjet e ardhëshme duhet të futet në zgjedhje me kod zgjedhor tjetër, pra e konsideron kodin e tanishëm të pa përshtatshëm.
Ngjarjet, dhe në mënyrë të veçantë ato që janë kthyer në beteja politike dhe konflikt duhet tu jepet fund. Kushtetuta dhe kodi zgjedhor duhet të qepen në mënyrë të qartë që të mos prodhojnë më kriza artificiale e të panevojshme.Ky është detyrim që buron nga interesi popullor dhe jo dëshirë. Vullnetin politik duhet ta kthejmë në vullnet publik në mënyrë që Shqipëria të ecë shpejt drejt integrimit, zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit në tërësi.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com