Kodit i ri Penal, Hajredin Kuci paralajmëron dorëheqjen

Kodit i ri Penal, Hajredin Kuci paralajmëron dorëheqjen
KOSOVE- Zv kryeministri I Kosovës njëherazi dhe ministër I drejtësise Hajredin Kuci ka paralajmëruar dorëheqjen e tij nga postet qeveritare në rast se nuk shfuqizohen nga Kodi I ri Penal nenet 37 dhe 38.
Gjatë ceremonisë së betimit të noterëve të Kosovës ai është shprehur së do t’I kërkoje Presidentes Jahjaga të rishqyrtojë edhe njëherë Kodin Penal ku të merret parasysh kërkesa për heqjen e këtyre dy neneve.
‘Edhe nëse presidentja nuk ndërmerr asnjë veprim atëherë do marr inciativën e amendimit të Kodit Penal ne Kuvend”- është shprehur Kuci.
“Do të loboj në Kuvendin e Kosovës, që ato dy nene të mos miratohen. Por përkundër përpjekjeve të mia, nëse ato dy nene më 1 janar hyjnë në fuqi, hyn në fuqi edhe dorëheqja ime”, ka thënë Kuçi. Kundër neneve 37 dhe 38 të kodit penal pak ditë më parë kanë protestuar edhe gazetarët në Kosovë pasi sipas tyre këto shkelin lirinë e shprehjes.(ns/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore