Koha e zemërimit me SHBA/ Erdogan fton Putin për darkë: Të pres në një restorant peshku mik i dashur!
Takimi mes tyre vjen në një kohë që Turqia i ka acaruar tej mase marrëdhëniet me SHBA-të. Mediat ruse raportojnë gjithashtu se ftesa është dërguar nga Erdogan, përmes ministit të tij të Jashtëm, Mevlut Çavusoglu
Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan
Rusi- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të takohen së shpejti për të diskutuar marrëveshjen e sistemeve anti-ajrore S-400. Sipas mediave ruse, ata do të takohen në një restorant të njohur peshku në Stamboll.
Takimi mes tyre vjen në një kohë që Turqia i ka acaruar tej mase marrëdhëniet me SHBA-të. Mediat ruse raportojnë gjithashtu se ftesa është dërguar nga Erdogan, përmes ministit të tij të Jashtëm, Mevlut Çavusoglu.
Në ftesë shkruhej: “Miku juaj më i dashur, Z. Erdogan me ka kërkuar që t’ju përcjell përshëndetjet e tij më të ngrohta me shpresën se do të vizitoni Stambollin në të ardhmen e afërt për një darkë në një restorant peshku”.
Por historia e ‘restorantit të peshkut’, siç shkruan RT, ka një të shkuar jo të panjohur, fiks në samitin e BRICS në korrik. Në atë kohë Putin i kujtoi homologut të tij turk që dikur e kishte ftuar atë në një restorant peshku. Erdogan u shpejtua të përgjigjej se ftesa qëndronte ende, ndërsa presidenti rus ia ktheu se kishte ardhur koha të diskutonin për eksportin e mishit në Turqi.
Mësohet gjithashtu se qeveria e Erdoganit është e vendosur të përparojë me blerjen e avionëve amerikanë F-35, që ligjbërësit e SHBA po përpiqen të bllokojnë, për shkak të marrëveshjes S-400 të Ankarasë. Më parë këtë javë, eksportuesi i armëve ruse Rosoboronexport zbuloi se Turqia do të marrë serinë e parë të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 vitin e ardhshëm.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
14.7%
-
As i mirë as i keq
41.2%
Vota total: 34
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ Përplasje mes Bratislavës dhe Kievit, Zelensky: Fico dëshiron të ndihmojë Putinin
24 Dhjetor, 07:32
-
Seuli: Mbi 1000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftuar për Rusinë
23 Dhjetor, 22:43
-
Kryeministri sllovak Fico takon Putinin, në një vizitë të rrallë nga një udhëheqës i BE-së në Moskë
22 Dhjetor, 21:25
-
Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë
22 Dhjetor, 16:45
-
Trump trysni për një marrëveshje që i jep fund luftës Rusi-Ukrainë
20 Dhjetor, 16:16
-
Lufta/ Vladimir Putin: Duhet ta kisha pushtuar Ukrainën më herët
19 Dhjetor, 19:47
-
Lufta në Ukrainë/ Putin: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në! Zelensky: Ai është një bastard
19 Dhjetor, 13:20
-
Atentat në Moskë, vritet gjenerali Kirillov dhe asistenti i tij! Ishte ngarkuar me ruajtjen e armëve bërthamore! Shpërthimi me 300 gr eksploziv pranë Kremlinit! Kievi pranon autorësinë
17 Dhjetor, 08:31
-
Lufta/ Merkel: S’e prisja që Putin ta pushtonte Ukrainën, të mos e lejojmë të fitojë! Rusia sulmon me 50 dronë, Kievi shkatërron kolonën armike të karburantit
16 Dhjetor, 09:11
-
Sirena lufte nga Putin, jo vetëm në fushëbetejë: Të gjithë janë kundër meje
14 Dhjetor, 18:32
-
Goditja e rëndë për Rusinë, si shërbimi sekret ukrainas eleminoi shkencëtarin e raketave të Putinit
14 Dhjetor, 15:36
-
Rënia e regjimit të Bashar al-Assad/ Diktatori do qëndrojë në një rezidencë sekrete në Moskë
13 Dhjetor, 19:12
Kuku shka po ndodhe keshtu? Qysh more po na tradhton baba jon me rusie?
Përgjigju