Koha që KMSH të përfaqësojë të gjithë myslimanët shqiptarë

Koha që KMSH të përfaqësojë të gjithë myslimanët shqiptarë

Fakti që zgjedhja e kreut të bashkësisë së komunitetit më të madh fetar në vend kalon pa kurrfarë vëmendjeje publike, më se shumti ka të bëjë me rëndësinë minore dhe zbehjen e rolit të institucionit në jetën sociale të vendit.

Përveç një figure të ndritshme si hafiz Sabri Koçit, rëndësia e të cilit ishte specifike për shkak të së kaluarës së tij, pjesa tjetër e drejtuesve ndër vite kanë qenë profile të ulta, pa kurrfarë peshe në diskurin publik.

Duke qenë se KMSH-ja si institucion ka një pasuri të madhe si pasojë e administrimit të pronave, “Vakëfeve”, shpeshherë ai ka qenë në qendër të përplasjeve dhe konflikteve.

Përplasjet e fundit dhe akuzat e ndërsjella janë pjesë e importimit nga jashtë, të cilat një vend i vogël si i yni dhe një institucion i brishtë si KMSH-ja s’kanë ‘shpatulla’ t’i mbajnë mbi sipër.

Rizgjedhja e sotme është tregues i pamundësisë për të ndryshuar diçka konkrete në mbarëvajtjen e punëve të institucionit, ashtu sikurse duhet të shërbejë për të kuptuar se KMSH nuk mund dhe nuk duhet të jetë pjesë e përplasjeve politike në vende të tjera.

Gjithashtu, myslimanët shqiptarë dhe ata që i udhëheqin ata, në vazhdimësi do duhet ta shohin institucionin si partner për sa kohë që ai nuk bëhet pengesë e mbarëvajtjes së jetës shpirtërore në xhamitë e vendit, sepse mbajtja gjallë prej vitesh e një konflikti që përsërit vazhdimisht vetveten, nuk mund të ketë rezultate të ndryshme.

Që në zanafillë të krijimit dhe të shkëputjes nga Perandoria Osmane, ai institucion është konceptuar për të qenë formalisht përfaqësues shtetëror, burokratik dhe jo shpirtëror.

Paradoksale është mbështetja e kohëve të fundit që merr KMSH-ja nga Arabia Saudite në një kohë që historikisht ky institucion e ka pasur përkrahjen nga Turqia, ndërkohë që ata që e kritikojnë më së shumti janë shkolluar në vendet arabe, ndërsa mbështetësit e institucionit vijnë nga shkollimi turk.

Ashtu sikurse nuk duhet harruar se ‘instalimi’ i të ashtuquajturëve ‘gylenistë’ është ‘dhuratë’ e marrëdhënieve të dikurshme vëllazërore midis ‘sulltanit’ Erdogan dhe ‘hoxhës’ Gylen, ndërsa nisja e konfliktit mes tyre ka reflektuar edhe në intesifikimin e përplasjeve në Shqipëri.

Pavarësisht kësaj, zgjedhja e sotme nuk e zhbën problemin e përfaqësimit, për sa kohë që ambasada të vendeve të huaja bëhen pjesë dhe përdorin bashkësinë e besimtarëve myslimanë shqiptarë për axhendat e tyre, duke i bërë ata pjesë të një konflikti dhe përplasjeje që nuk është e tyre dhe nuk ndryshon asgjë në jetën e tyre fetare dhe shpirtërore.

Është për t’u theksuar fakti se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka një shumësi problematikash që fillojnë nga mënyra e funksionimit të tij, që ka të bëjë me mungesën e demokracisë, mungesën e transparencës dhe llogaridhënies dhe përfaqësimit proporcional dhe të drejtë të ‘korrenteve’ dhe të ‘rrymave’ që ekzistojnë në bashkësinë myslimane në vend, të cilat duhen marrë në konsideratë për një gjithëpërfshirje dhe mirëfunksionim të institucionit.

Përmirësimet në mënyrën e funksionimit dhe të gjithëpërfshirjes nëpërmjet rregullimeve dhe demokratizimit të Statutit nëpërmjet nismave ligjore, partneriteti me të gjithë koloritin e përfaqësive të besimtarëve dhe, mbi të gjitha, një shpërndarje e drejtë dhe e barabartë e mbështetjes ekonomike që institucioni ofron për imamët dhe drejtuesit e tjerë të xhamive në vend, do të shërbente për një paqëtim dhe do ta shndërronte KMSH-në në një institucion përfaqësues të të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptar.

Shuarja e vatrave të konfliteve lokale, si ai i përplasjeve të fundit në Berat apo gjetkë, dhe gjetja e gjuhës dhe e rrugës së bashkëpunimit, do duhet të ishin pikënisje dhe tregues i një vullneti pozitiv.

Harmonia dhe toleranca ndër shqiptarë të besimeve të ndryshme i ka rrënjët e thella në një traditë të konsoliduar kombëtare dhe nuk ka nevojë që institucionet tona fetare të investohen vetëm në këtë drejtim, sigurisht pa ia ulur rëndësinë kësaj nisme, mirëpo, përpara dialogut me të tjerët, duhen gjetur rrugë për të dialoguar mes veti.

Në mënyrë që të mos përsëritet sa herë e njëjta situatë, duke u bërë pjesë e lajmeve dhe e kronikave televizive vetëm sa herë ka përplasje dhe konflikte për përfaqësimin e KMSH-së, dhe kryerjen e rolit të tij ashtu sikurse do duhej të ishte, duke i shërbyer shoqërisë dhe kombit, është e nevojshme një reflektim i thellë nga të gjithë palët, duke filluar nga drejtuesit e këtij institucioni, të cilët këtë rizgjedhje nuk duhet ta përdorin për revansh dhe për hakmarrje, por mbi ta bie pesha e gjetjes së rrugëve të duhura për t’u shndërruar në përfaqësues të të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë dhe jo vetëm të një grupi të vogël.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 04/03/2024 12:02

    O Palo gazetar as se ke haber se ca behet. Q3 as te njoh e sdua te njoh por ose nuk shihni je qorr ose je xhahil( nw lidhje me kete situate ose je i shitur)kjo e fundit si gjithmoni eshte me efikase.qe mos shikosh qe vehabizmi ekstremizmi eshte zhvillurar ne saj e bukar saphjckes me veprime dhe mos veprime e tije .Qenmos kuptosh qe ne saje te axhendes te ketyre njerzeve te shitur jan mbushur xhamite ne shqiperi 90%me radikalizmit e vehabizem kete prap duhet ta shikoje e trajtoje ose hesh.Se ne saje dhe te tuajen si gazeta nuk po thuhet nje gje e vertet qe:ne sje te axhendes se filliqur te bukar saphickos dhe mosvrepirmi si dhe palo gazetsrwsh si ju,po rezigohet paqja, shoqeri, islam liberal si dhe kombi .nje bobe qe sa te vije ka dhen efektet e e saj familjar shoqeror islam dhe kombetar.te kujtoj dokto me 3 gra dhe nje 13 vjece. Kush mesoje keta ?kush jan profesorat?etjer kush misoi qra qe shkuan ne siri?Ti?une ?apo kush.profesorat qe i mesuan kan emer e Mbiemer. Kete trajto o xhahil

    Përgjigju
  • beni: 02/03/2024 21:40

    e mor namik. meqe sta vu kush veshin te shkrimet politike., tani i je kthy fese. dishepujt e bashes pa bosht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë

Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë