Maratona e Tiranës 2023 rikthehet më 22 tetor për të shtatin vit radhazi si eventi më i madh sportiv i kryeqytetit, me pjesëmarrjen e vrapuesve nga e gjithë bota.
'Nëse nuk je regjistruar ende për t’u bërë pjesë e garës së madhe, regjistrohu tani në këtë link www.tiranamarathon.com. Maratona e Tiranës, gara më unike në qytet, që i bashkon të gjithë”, shkruan Veliaj.
Ky event organizohet me aprovimin e tre itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Atletikës, duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti Ndërkombëtar. Të gjithë ata që do të duan të sprovojnë veten dhe të garojnë, do të duhet të regjistrohen dhe do të pajisen me numra garues dhe regjistruesit e kohës Bib.
Mbill pemë e mos ndërto më te Diga e Liqenit! Bëje Park me pemë të gjithë atë Hapsirë!
Përgjigju