Kohë e re, model i vjetër…

Kohë e re, model i vjetër…

Monika Kryemadhi, Lulzim Basha, Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka

Ti qëndrosh besnik “parimeve apo idealit”, është fisnikëri në politikë. Por ti qëndrosh strikt një filozofie shkatërruese siç është rruga e ashpër për të dalë në majë, kjo është lajthitje në demokraci. Në kampin opozitar, mendësia e vjetër (pra ajo e dhunës) mbetet tema e programacionit të ri edhe për fushatën e 2021. Në koalicionin e tyre, flasin për “shporrje, shqyerje, hakmarrje, arrestime, burgosje”, a thua se kemi të bëjmë me një grup paramilitarësh, që kanë nisur revolucionin, dhe jo fushatën elektorale në një vend demokratik,mëse normal europian. Adaptimi me të renë, me formën dhe përmbajtjen europianiste të fushatave, shoqërohet me ndryshim kursi, e cila ndikon në bërjen e politikës.

Asgjë nuk ka ndryshuar në kampin “blu”, i cili sot më shumë se kurrë ngjet me një kamp ngjyra-ngjyra, ku seicili prej 15 kryetarëve të partiçkave, ka stilin e tij të fushatës. Atje janë bashkuar, demokrati dhe socialisti, monarkisti dhe konservatori, çami dhe filogreku, ballisti dhe ish-komunisti. Se ç’opozitë dhe ç’koalicion “fitues” mund të jetë ai, këtë vetëm ata që e kanë firmosur e dinë. Askush prej partive që deri 24 ditë më parë ishin “seicili më vehte” dhe sot janë bërë “grusht rreth PD për të ardhur në pushtet”, nuk e pranon ushtrimin në praktikë të modelin e ri,të bërjes së një fushate europianiste. Edhe kur kryetari i tyre (i madhi) Lulzimi, shprehet se “ne jemi shpresa dhe frymëzimi i shqiptarëve”, natyrisht e ka fjalën për eksponentët e “grupit të zjarrit”, ata që në çdo takim e shoqërojnë me qoka si dikur. Asgjë nuk ka ndryshuar në kampin “blu” edhe pse (vetë) largimi i Berishës dhe “ardhja” e Lulzimit, dukej si një “erë e re”, në atë parti. Ç’ka bëri Berisha dje, e ka bërë Lulzimi sot. Ç’ka fliste Berisha dje, flet Lulzimi sot, ç’ka premtonte ai dje, premton ai sot.

Asnjë pikë dhe presje nuk ka ndryshuar. Drejtonte me hije ai, drejton me hije ky sot. E ulte “hënën në tokë” ai, atë bën edhe ky sot me premtime . Hipte majë makinës Doktori dikur(aq sa mezi e zbrisnin)hipën edhe ky sot. Paralajmëronte Dotori “se do anullojmë dhe arrestojmë”, atë bën dhe Lulzimi sot. Shqiptarët, zëre se kanë përballë tyre Berisha-Junior. Partia Demokratike, mbetet e vetmja nga simotrat e saj në Europë, që nuk ka ndryshuar kryetarin, programin, filozofinë e saj të drejtimit dhe komunikimit me qytetarin. E njëjta përzgjedhje për kandidatët për deputet. Kush “dorovit më shumë” dhe kush ka treguar më shumë besnikëri ndaj kryetarit, ka shansin të jetë kukulla e rradhës në Parlamentin e ri.

Por pa e ditur se partia e tyre, e ka humbur shansin të bëjë beteja elektorale dhe morale në Shqipëri.Tek dëgjoj kukullat e kryetarit të ulurasin për“vjedhje votash,korrupsion me tenderat dhe pasurim të pamertituar, dhe mafie në pushtet”, më kujtohet gjithë historia 30 vjeçare e një partie që në thelb ka qenë dhe është më shumë se staliniste. Gjithçka deklaron në akuzat e saj, mbeten vepra të kryera mjeshtërisht në kohën kur kishte pushtetin. Por “zanati” ja do, ti përdorë sërish edhe sot teori të tilla, të cilat nuk do ta çojnë asgjëkundi opozitën e “bashkuar”. Ajo po gabon siç ka gabuar, duke ecur mbi “gjurmët e vjetra” në një kohë tjetër…

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!