Kohë të turbullta, Holanda merr
presidencen e BE-së për 6 muaj

Kohë të turbullta, Holanda merr<br />presidencen e BE-së për 6 muaj
Qeveria holandeze mori kryesimin e bllokut 28-anëtarësh të premten për 6 muaj, duke pranuar se nuk ishte koha më e lehtë për të marrë presidencën. Fluksi i emigrantëve në Evropë, kërcënimi i terrorizmit si dhe ndryshimet gjeopolitike në lindje janë disa nga vështirësitë që presin zgjidhje nga BE. Në një raport të fundit brenda BE ka treguar se vendet e bllokut janë edhe në provë me veten. 

Qeveria e kryeministrit holandez Mark Rutte ka thënë se kriza e emigrantëve dhe siguria ndërkombëtare do të jetë në mesin e prioriteteve të saj, si dhe krijimi i vendeve të punës për formimin e një eurozone të fuqishme.

Shumë pyetje janë ngritur në lidhje me të ardhmen e Britanisë brenda BE-së. Gjithashtu edhe Holanda ka problem, pasi fryma euroskeptike dhe kundër emigrantëve e anti-islam është rritur.
 
Sa i përket zgjerimit nuk do të ketë ndonjë lëvizje për vendet që aspirojnë t’i bashkohën BE-së. Presidencën e e BE-së e ka mbajtur më parë Luksemburgu, ndërsa Sllovakia e merr në muajin korrik.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini