Kokëkuqet më të rrezikuara
nga kanceri i lëkurës

Kokëkuqet më të rrezikuara<br />nga kanceri i lëkurës
TIRANE - Pigmenti përgjegjës për ngjyrën e kuqe të flokëve në studimin e ri të shkencëtarëve amerikanë është i lidhur me një rrezik më të madh nga forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës.

Revista profesionale ‘BioEssays’ shton sesi rreziku nga melanoma te personat me flokë të kuqe është më i madh, madje edhe në pjesët e tyre të trupit, të cilat nuk janë të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit.

Hulumtuesit nga ‘Massachusetts General Hospital’ në Boston kanë pohuar se vendimtar është roli i pigmentit përgjegjës për flokët e kuqe, me emrin feomelaninë. Feomelanina sjell deri te rritja e rrezikut nga melanoma duke e rritur ndjeshmërinë e qelizave ndaj dëmtimit të ADN-së.

Sipas shkencëtarëve, kjo punë mund të rezultojë me zhvillimin e metodave me qëllim të parandalimit të melanomës. Më parë, lidhja ndërmjet këtij pigmenti dhe melanomës është zbuluar vetëm në kafshët laboratorike.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash