Koka: Aksion mbarëkombëtar për
pastrimin e lumenjve në Shqipëri

Koka: Aksion mbarëkombëtar për<br />pastrimin e lumenjve në Shqipëri
Lançohet dita mbarëkombëtare për pastrimin  mbetjeve në kuadër ditës së tokës, më 22 prill. Kjo fushatë u kërkua nga Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, teksa inspektonte gjendjen e shtratit të lumit të Tiranës vetëm pak metra larg aeroportit të Rinasit dhe që ndodhet në një situatë tejet të mjerueshme.
  
Ministri i Mjedisit ritheksoi se ligji ngarkon Bashkitë me përgjegjësi të drejtpërdrejtë për Menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe sanksionon të zgjedhurit vendorë për mosmarrjen e masave.  
 
“Situata e lumenjve në vend nuk është  e krijuar në një apo dy vite, por prej shumë kohësh. Ndaj edhe është kërkuar që cilido kryetar bashkie të merrte një iniciativë që të pastrohej nga 10 metra linear në ditë, brenda një viti nuk do të ishte kjo situatë”, u shpreh Koka, ku kërkoi edhe një herë për kryebashkiakët që përveç zgjedhjeve t’u kushtojnë rëndësi edhe pastrimit të lumenjve pasi jemi para sezonit turistik.
 
Nisma Mbarëkombëtare  për Pastrimin nga Mbetjet do të mbahet nga dt 5 mars deri më 22 prill 2017 kur është edhe Dita Ndërkombëtare e Tokës. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli: Hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli: Hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë