“Prioriteti ynë vazhdon të jetë është ndërtimi i sistemit. Përsa i përket mbetjeve, por edhe në sektorë të tjerë të Mjedisit, shpesh ngremë diskutimet dhe strategjitë tona mbi shifra dhe të dhëna jo të sakta. Kjo dëmton rëndë të gjithë sistemin.
Nëse nuk kuptojmë qartazi sa është sasia dhe lloji i mbetjeve që gjenerohen në territorin shqiptar nuk do të jemi dot në gjendje për të kuptuar sesa është sasia që mund të shkojë në industrinë e riciklimit, sa është sasia e mbetjeve që shkojnë në landfill apo në incinerator dhe ajo që është më e rëndësishme nuk do të kuptojmë dot sa duhet të jenë shpenzimet e bashkive përsa i përket kësaj sasie të mbetjeve.
Nëse nuk kemi të dhëna koherente nuk do të mundemi dot që të menaxhojnë mbetjet ashtu si ligji e parashikon”, u shpreh Lefter Koka.
Ministri i Mjedisit ritheksoit apelin e disa ditëve më parë për përfshirjen e bashkive dhe qytetarëve shqiptarë në Nismën Mbarëkombëtare për Pastrimin e vendit nga mbetjet. Ai theksoi se panorama që ofrojnë shtretërit e lumenjve në vendin tonë apo zonat jashtë qendrave urbane është e trishtë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com