Koka e sulmeve të Parisit, Abdelhamid Abaaoud i ka shpëtuar një operacioni të policisë greke për arrestimin e tij janarin e vitit të kaluar.
Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar belg i anti-terrorit i cili shpjegoi se si operacioni i policisë së Athinës ishte planifikuar për të arrestuar Abaaoud përpara se ai të kryente një bastisje anti-terrori në Belgjikë. Autoritetet greke kishin marrë informacione se Abaaoud po planifikonte sulme në vendet e BE-së por që fatmirësisht nuk ishin realizuar.
Policia helene organizoi një operacion të mirë-përgatitur për ta arrestuar Abaaoud, por ky i fundit kishte arritur ti shmangë, shprehet zyrtari belg. Gjatë operacionit të policisë greke janarin e vitit 2015 ka pasur dhe një shkëmbim zjarri. Policia greke arriti të vrasë 2 persona të cilët dyshoheshin për terrorizëm por kurrë nuk arritën të kapnin ideatorin e sulmeve në Francë.
Sipas tij, Abaaoud drejtonte një celulë terroriste belge me telefon drejtpërdrejt nga Athina përpara se të ndodhnin sulmet e përgjakshme në Paris përpara një muaji.
Abdelhamid Abaaoud vdiq gjatë një betejë të armatosur me policinë franceze pesë ditë pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris ku humbën jetën rreth 130 civilë.
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com