Koka:Industria të ulë ndotjen, Sequi:
BE mln euro ndihmë për mjedisin
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka është shprehur se industria duhet të respektojë normat mjedisore, në mënyrë që të mundësohet një zhvillim i qëndrueshëm pa dëmtuar mjedisin. Sequi: Mbrojtja e mjedisit është jetike.
TIRANE- Industria duhet të respektojë normat mjedisore, në mënyrë që të mundësohet një zhvillim i qëndrueshëm pa dëmtuar mjedisin. Këtë e ka shprehur ministri i Mjedisit, Lefter Koka, gjatë një konferencë mbi “Zhvillimin e Qendrueshëm të Industrisë”. Sipas ministrit Koka, prioritet i qeverisë do të jetë zbatimi i legjislacionit në mbrojtje të mjedisit, ndërsa theksoi se do të ketë penalitete për ata që rezultojnë shkelës.
“Në zbatim të parimit ndotësi paguan, që është ende në fuqi, do të ndjekim zbatimin e çdo detyrimi ligjor që shumë kompani kanë për t’i bërë. Shumë kompani nuk kanë rehabilituar pyjet, gjë që duhet ta kishin filluar ta bënin. Ne do të zhvillojmë bisedime me këto kompani. Jemi të përkushtuar për të përmirësuar cilësine e ajrit.
Së shpejti do të ngrihen 6 laboratorë”, tha ministri Koka.
Kreu i mjedisit në vend tha se aktualisht po punohët për hartimin e një pakete kombëtare për zhvillimin e qendrueshëm të industrisë, si dhe duke pasur në vëmendje mbrojtjen e mjedisit.
SEQUI: MBROJTJA E MJEDISIT ËSHTË JETIKEKreu i delegacionit të BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi, i pranishëm në këtë konferencë, tha se mbrojtja e mjedisit është jetike për qytetarët, duke theksuar rëndësinë që duhet treguar edhe në këtë drejtim. Ambasadori Sequi tha se edhe progresraporti parashikonte rekomandime për mbrojtjen e mjedisit dhe forcimin e legjislacionit për këtë fushë.
Më tej, ambasadori Sequi tha se Bashkimi Europian ka dislokuar miliona euro fonde që nga viti 2008 për monitorimin dhe mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri.
“Progresraporti njoftoi disa masa të rëndësishme për formcimin e kujdesit ndaj mjedisit. Legjislacioni i mjedisit nuk është implementuar ende i plotë. Për të zgjidhur këto probleme, performanca e industrisë është shumë e nejvojshme. Ne jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe për të ofruar asistencë teknike sipas marrëveshjes së MSA. Kjo do të adresojë çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin. Që në 2008, BE ka dislokuar 2 milionë euro për monitorimin e mjedisit, dhe shuma të tjera për fushat e meteorologjisë, vëzhgimit të tregut, etj.
BE është duke investuar në infrastrukturën e Ballkanit Perëndimor që është jetike për industrinë. BE ofron mbështetje për bizneset në Shqipëri. Vendi juaj është në vijim të zbatimit të legjislacionit të BE, dhe ne presim që të rritet ndërgjegjësimi për mbrojtjen mjedisore. Kur bizneset nuk tregojnë këtë përgjegjshmëri, duhet të merren masa, pasi një zhvillim i qëndrueshëm është jetik për secilin vend, po kështu duke mbrojtur mjedisin”, u shpreh ambasadori Sequi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21