Koka tha se ka patur një shfrytëzim masiv dhe pa kritere të pyjeve duke bërë që Shqipëria të evidentohet nga lartësitë si ‘vendi i zhveshur’, ndaj dhe ne vendosëm këtë moratorium. “Kemi qenë në diskutime me të gjithë aktorët nëse do të jetë moratorium strikt për të mos u lënë mundësi as banorëve të kenë dru zjarri. Ishte vendim i vështirë.
Ndaj ne vendosëm që t’u japim të drejtë bashkive të evidentojnë nevojat e popullatës dhe po ato tua shesin banorëve me një kosto sociale dhe me ligj këto të ardhura të kalojnë për pyllëzime”, deklaroi Koka. Sipas tij, kemi vendosur po ashtu të rrisim inspektimin nga Ministria e Mjedisit dhe qeverisja qendrore dhe për këtë kemi parashikuar një investim prej 800 milionë leësh duek vendosur kamera termike në akset kryesore ku bëhet trafiku i lëndës drusore. Besoj se kjo, tha Koka do të ndikojë në rritjen e transparencës , pasi kamerat do të minitorohen ose nga salla e ministrisë së Mjedisit, ose nga ministria e Brendshme.
Ministri Koka iu dha përgjigje edhe akuzave të ngritura nga opozita për dhënie lejesh për shfrytëzim pyjesh. Koka tha se në dy vite janë dhënë vetëm 24 leje, ndërsa në vitin 2013 ka gjetur 230 leje të dhëna nga qeverisa e mëparshme. Ai i kërkoi opozitës të bëjë publike rastet kur gjen dhënie lejesh abuzive nga institucioni që ai drejton, por tha ai, nuk duhet të politizojmë situatën, pasi kjo çështje është kombëtare dhe jo individuale.
“10 vjet nuk janë shumë për të pasur një tokë të gjelbëruar. Kërkohen 10 vjet mos prerje pyjesh, investime dhe impenjim i të gjitha strukturave shtetërore aq më shumë dhe parlamentit shqiptar, ndaj do të ishte e udhës pavarësisht bërjes opozitë mendo, se nisma të cilat nuk i përkasin një force politike duhen përkrahur, votuar në Parlament e implementuar në mënyrë të menjëhershme. Impakti politik që mund të japë ky moratorim do të jetë pas një dekade. Ato pemë që sot do të lihen të qeta apo mbillen, pas 10 vitesh do të kenë mbuluar një territor të shkretë”, deklaroi Koka.
Duke folur me shifra kreu i ministrisë së Mjedisit, Koka u shpreh se janë sekuestruar 6300 m3 lëndë drusore , si dhe janë vendosur masa administrative që kapin vlerën e 72 milionë lekëve, ndërsa për 70 subjekte apo individ është bërë kallëzim në Prokurori. Këto, tha ai janë statistika për tu lavdëruar, nëse llogarisim se një inspektor mjedisi kontrollon 15 mijë ha, në një territor të vështirë si Shqipëria.
Koka tha se 60 % e pyjeve në vitin 2013 ishin në administrim të komunave e bashkive, ku pjesa më e madhe e komunarëve jetonin në Tiranë. Ka pasur raste, tha ai, kur është urdhëruar djegia e pyjeve dhe vitin pasardhës është kërkuar tjetërsimi i sipërfaqes. “Gjetëm leje të dhëna për 435 HEC-e, të cilat nuk kishin asnjë marrëveshje me ministrinë e Mjedisit për të zhdëmtuar atë sipërfaqe që do të dëmtonin”, bëri të ditur Koka. ai vuri në dukje se mesatarja e eksportit të lëndës drusore para vitit 2013 është 130 mijë m3 në vit, ndërsa në fund të 2015-ës vetëm 3 mijë m3 lëndë drusore”.
Fjala e Ministrit Koka, për P/ligjin e Moratoriumit 10 vjeçar të Pyjeve
Redaksia online
(s.m/shqipttarja.com)