TIRANE - Në përgatitje të mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, që pritet të zhvillohet në fund të marsit në Tiranë, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka priti në një takim pune homologun e tij Ferid Agani.
Gjatë takimit palët diskutuan për bashkëpunimin aktual në fushën e mjedisit mes dy vendeve duke u ndalur në çështjet e përbashkëta mjedisore. Në këtë kuadër u theksua vijimi i bashkëpunimit për shpalljen e Parkut të Alpeve Shqiptare dhe hartimin e planit të menaxhimit të tij, planifikuar për vitin 2015, dhe finalizimin e shpalljes së zonës ndërkufitare të mbrojtur trepalëshe me Kosovën dhe Malin e Zi.
Pas diskutimeve paraprake, Ministri Koka i dorëzoi homologut të tij kërkesën për përkrahjen dhe angazhimin e Ministrisë së Mjedisit në dhënien e statusit mbrojtës Liqenit të Fierzës dhe pellgut Ujëmbledhës së tij. Nga ana e tij, Ministri Agani e mbështeti këtë kërkesë të Ministrit të Mjedisit të Shqipërisë.
Gjithashtu në fjalën e tij Ministri Koka theksoi që të gjitha Parqet Kombëtare, Zonat e Mbrojtura, Monumentet e Natyrës të Shqipërisë dhe Kosovës të bëhen të aksesueshme nga qytetarët e të dy vendeve.
Nga ana e tij, Ministri Agani, duke njohur ecjen përpara të Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit mjedisor me legjislacionin evropian i kërkoi Ministrit Koka, ndihmën e Ministrisë së Mjedisit të Shqipërisë për legjislacionin mjedisor të Kosovës.
Gjatë takimit të dyja palët u angazhuan për të ngritur së shpejti një grup pune të përbashkët në nivel teknik dhe politik për të realizuar projekte konkrete në fushën e mjedisit. Të dy ministrat shprehën angazhimin e plotë të Shqipërisë dhe Kosovës për të bashkëpunuar në të gjithë sektorët e mjedisit për një zhvillim të qëndrueshëm midis dy vendeve.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com