Koka në Lombardi,fton sipërmarrësit
italianë të investojnë në Shqipëri

Koka në Lombardi,fton sipërmarrësit<br />italianë të investojnë në Shqipëri
ITALI- Rritja e investimeve të huaja në vendin tonë ka qenë tema në fokus të një vizitë zyrtare që ministri i Mjedisit Lefter Koka ka zhvilluar në rajonin e Lombardisë në Itali. Gjatë takimit me përfaqësues të institucioneve lokale të Lombardisë, si dhe një sërë sipërmarrësish italianë në fushën e mjedisit, pyjeve, menaxhimit të mbetjeve, etj; ministri Koka ftoi investitorët italiane të investojnë në fushën e mjedisit.
 
“Rajoni i Lombardisë është një nga rajonet më të zhvilluara të Italisë. Ftojmë investitorët italianë të investojnë në fushën e mjedisit. Qeveria shqiptare i mirëpret në klimë të re besimi dhe serioziteti”, tha ministri Koka.
 
Ministri i Mjedisit në takimet e zhvilluara u ndaj tek forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e mjedisit, ndërsa një rëndësi e veçantë iu dha diskutimeve mbi shtrirjen e investimeve të kompanive italiane në vendin tonë, në fusha të tilla si menaxhimi i integruar i mbetjeve, administrimi i ujërave, rritja e sipërfaqeve pyjore nëpërmjet pyllëzimeve të reja dhe rehabilitimeve të sipërfaqeve të dëmtuara dhe degraduara, zhvillimi i sistemit të IT për menaxhimin e mjedisit, etj.
 
Gjatë kësaj vizite, ministri Koka u prit edhe nga Prefektja e Rajonit të Lombardisë, Peg Strano Materia.
 
Ministri Koka zhvilloi gjithashtu një vizitë në Riccagioia, Qendrën e Kërkimeve, Formimit dhe Shërbimeve të hardhisë dhe verës, në Komunën e Torraza Coste, rajoni i Lombardisë, ku u njoh nga afër me këtë qendër të përsosmërisë së verës.
 
“Qendra Riccagioia ka kryqëzime dhe klone prej më shumë se një mijë lloje dhe është një prej koleksioneve më të rëndësishme të verës në botë, e njohur si Trashëgimi kolektive nga Ministria e Politikave Bujqësore, Ushqimit dhe Pyjeve. në Itali. Më pas vizita vijoi në pjesën e Qendrës Riccagioia, dedikuar formimit universitar e profesional, ku ministri u njoh më nga afër me studimet dhe teknologjinë e fjalës së fundit të përdorur për prodhimet bio”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës