Koka në rajonin e Lombardisë: Mirëpresim shtrirjen e investimeve
TIRANË, 11 Korrik/ATSH-Almarina Gegvataj/- Bashkëpunimi dhe shtrirja e investimeve në fushën e mjedisit, ishte në fokus të takimeve, në kuadër të vizitës zyrtare që ministri i Mjedisit Lefter Koka, zhvilloi në rajonin e Lombardisë, në Itali. Gjatë kësaj vizite, ministri ka ftuar investitorët italianë të investojnë në vendin tonë. Duke e cilësuar rajonin e Lombardisë […]
TIRANË, 11 Korrik/ATSH-Almarina Gegvataj/- Bashkëpunimi dhe shtrirja e investimeve në fushën e mjedisit, ishte në fokus të takimeve, në kuadër të vizitës zyrtare që ministri i Mjedisit Lefter Koka, zhvilloi në rajonin e Lombardisë, në Itali.
Gjatë kësaj vizite, ministri ka ftuar investitorët italianë të investojnë në vendin tonë.
Duke e cilësuar rajonin e Lombardisë si një nga më të zhvilluarit në Itali, Koka kërkoi bashkëpunim mes dy vendeve dhe tha se qeveria shqiptare i mirëpret në "klimë të re besimi dhe serioziteti".
Ministri Koka u prit në takim nga Roberto Mura, President të Qendrës Riccagioia, Prefektja e Rajonit të Lombardisë, Peg Strano Materia, përfaqësues të institucioneve lokale të Rajonit të Lombardisë, si dhe një sërë sipërmarrësish italianë në fushën e mjedisit, pyjeve, menaxhimit të mbetjeve.
Të pranishëm gjatë takimit kanë qenë përfaqësues të rajonit të Lombardisë, Presidenti i Provincës Pavia, Këshilltarë të Bujqësisë dhe Mjedisit të Rajonit dhe Provincave, autoritete lokale dhe një grup sipërmarrësish e përfaqësuesish të sindikatave të zonës.
"Gjatë takimit, biseduam për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e mjedisit. I ftova investitorët italianë të shtrijnë investimet e tyre në fusha të tilla si menaxhimi i integruar i mbetjeve, administrimi i ujërave, rritja e sipërfaqeve pyjore nëpërmjet pyllëzimeve të reja dhe rehabilitimeve të sipërfaqeve të dëmtuara dhe degraduara dhe zhvillimi i sistemit të IT për menaxhimin e mjedisit", ka deklaruar Ministri.
Ai i ka siguruar investitorët që qeveria shqiptare i mirëpret në një klimë të re besimi dhe serioziteti.
Gjithashtu, Ministri Koka vizitoi një nga qendrat kërkimore më të njohura të verës, ku u njoha me me studimet dhe teknologjinë e fjalës së fundit të përdorur për prodhimet bio./a.g/
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.1%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21