Koka: Reduktohet çlirimi i gazrave
serë, 3 herë më pak se në Europë
Shqipëria është tashmë në një stad të avancuar sa i përket çlirimit të gazrave serë, me një reduktim të dioksidit të karbonit me 11.5% deri në vitin 2030. Kështu ka deklaruar ministri i Mjedisit Lefter Koka në Konferencën Ministeriale të Shkupit “Drejt Samitit të Klimës në Paris 2015, sfidat për vendet anëtare të Iniciativës së Evropës Qëndrore (CEI)”.
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka marrë pjesë në Konferencën Ministeriale të Shkupit “Drejt Samitit të Klimës në Paris 2015, sfidat për vendet anëtare të Iniciativës së Evropës Qëndrore (CEI)”.
Teksa bëri një pasqyrë të eksperiencave dhe sfidave mjedisore në Shqipëri, Koka tha se Shqipëria është tashmë në një stad të avancuar sa i përket çlirimit të gazrave serë, me një reduktim të dioksidit të karbonit me 11.5% deri në vitin 2030.
“Vendi ynë është në një pozicion unik sa i takon emetimeve të gazeve me efekt serrë, për arsye se Shqipëria e ka sektorin e prodhimit të energjisë elektrike të dekarbonizuar dhe afërsisht 1/3 e prodhimit parësor të energjisë është e bazuar në energjitë e rinovueshme, pra nuk ka çlirime të gazeve serrë. Shqipëria është tashmë në një stad të avancuar, sa i përket kësaj çështjeje, ndërkohë që shumë shtete të tjerë kanë në fokus përpjekjet për dekarbonizimin e sistemit të tyre energjetik”- tha Ministri Koka.
Sipas tij dorëzimi përpara afatit të Kontributit Kombëtar të Synuar (INDC-së) për Shqipërinë ishte arritje në këtë proces, i cili do të sjellë shqyrtimin e zhvillimit të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë dhe do të përcaktojë një shteg të ri të zhvillimit, atë të dekarbonizimit.
Koka po ashtu shprehu bindjen se dorëzimi i INDC-së nga Qeveria Shqiptare dhe të gjithë vendet e CEI, do të kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse në takimin e 21-të të Palëve në Paris.
Në fund të fjalës së tij, Ministri Koka kërkoi intensifikim të bashkëpunimit mes vendeve të CEI për cështjet mjedisore, dhe u ndal veçanërisht në shfrytëzimin maksimal të projekteve të përbashkëta që vendi ynë ka me Maqedoninë.
Ai kërkoi të shihet me prioritet bashkëpunimi në kuadër të Projektit të Liqenit të Ohrid për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave natyrore dhe të trashëgimisë Kulturore të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga UNESCO; si dhe faza e II-të e projektit të Bisoferës rezervë të Prespës, financuar nga Qeveria Gjermane.
Në përmbyllje të Konferencës Ministeriale përfaqësuesit e shteteve të CEI firmosën Deklaratën e Shkupit.
Redaksia Online
(U.S/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
53.3%
-
Jo
43.3%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 30
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Data për zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj fton në presidencë përfaqësuesit e PS, PD e kreun e KQZ! Demokratët kanë refuzuar ftesën
25 Nëntor, 08:20
-
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash në Lituani
25 Nëntor, 08:16
-
Lufta/ Borrell: BE gati të sigurojë 200 milionë euro për ushtrinë libaneze
25 Nëntor, 08:12
-
Lufta/ Nënpresidenti i Këshillit të Sigurimit rus: Evropa rrezikon dëme katastrofike nëse vazhdon të mbështes Ukrainën
25 Nëntor, 07:59
-
Afera 'Partizani’/ Sot seanca paraprake në GJKKO për ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin dhe 3 të tjerët! Vendoset nëse dosja kalon për gjykim
25 Nëntor, 07:48
-
Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike
25 Nëntor, 07:37
-
Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot
25 Nëntor, 07:14
-
Ditë ideale për njohje dhe bashkëpunime të reja, çfarë kanë rezervuar yjet për sot
25 Nëntor, 07:06
-
Mero Baze: ‘Antimitingu’ dhe ‘rrahja’, identiteti primitiv i Sali Berishës
25 Nëntor, 07:03
-
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës
24 Nëntor, 22:57
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42